-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Teknika për të zhvilluar shprehinë e leximit

Më të lexuarat

Ne si muslimanë, nuk mund të nënvlerësojmë rëndësinë e të lexuarit e veçanërisht kur kemi parasysh se fjala e parë zbritur të dërguarit tonë Muhamed (Paqja qoftë mbi të) ishte “Lexo!” Megjithatë, kurdo që shfaqet tema e të lexuarit, edhe pse e njohim rëndësinë e saj, ne gjithmonë e arsyetojmë veten se jemi shumë të zënë, ose konsiderojmë se leximi është humbje kohe në krahasim me detyrat e tjera që duhet ti kryejmë gjatë ditës.

Unë rishtas jam përkujtuar rreth rëndësisë së të lexuarit nga një libër i vetë-zhvillimit i cili inkurajon lexuesit e tij të lexojnë gjerësisht në tema të ndryshme në mënyrë që të zgjerohet horizonti i tyre. Ju mund të shihni qartë dallimin në mes të atij që lexon dhe atij që nuk lexon, më e pakta që mund të vëreni është fjalori që ata përdorin, e mos të harrojmë idetë dhe mendimet kreative që dashamirët e librit mund të kenë.

Si Muslimanë Produktiv, ne duhet të ushtrojmë dy lloje të leximit:

1) Lexim Islam (Kuran, Hadith, Libra Islam)

2) Lexim të përgjithshëm.

Nëse do të pyesja ndonjë musliman sot se cila kategori është më e rëndësishme, do të thonë se leximi Islam është më i rëndësishëm sesa leximi i përgjithshëm. Unë pajtohem me këtë,dhe do të ishte e vështirë për këdo që të argumentonte ndryshe. Mirëpo unë gjithashtu do të argumentoja se leximi i përgjithshëm është i rëndësishëm varësisht nga qëllimi që ke. Nëse do të lexoja një libër rreth aftësive të marketingut, dhe qëllimi im do të ishte që të përmirësoja biznesin tim, të gjeneroj më shumë fitime, dhe të jem në gjendje ta rris vlerën e zekatit dhe ta mbaj familjen time më mirë, a nuk do të konsiderohej kjo e dobishme? Plus, a nuk do të shpërblehesha për këtë lexim? Nëse do të lexoja revistën më të fundit industriale në mënyrë që të qëndrojë mendjemprehtë me atë që po ndodhë dhe të provojë të qëndrojë “në majë”, dhe qëllimi im është të përmirësohet ummeti duke qëndruar lider në këtë industri në vend të përcjellësit, a nuk është kjo diçka e mrekullueshme?

Dikush mund të argumentojë se pas leximit të Kuranit, leximit të haditheve profetike, dhe librave tjerë Islam nuk ka nevojë që të lexohet diçka tjetër. Dhe unë pajtohem me këtë; kjo është Dituria e Shenjtë të cilën njeriu duhet ta mësojë dhe të vazhdojë hulumtimin e saj, dhe nëse sinqerisht ta kuptojmë Kuranin ne do të gjejmë urtësi në të, të cilat mjaftojnë kundër të gjithë librave tjerë në Tokë! Megjithatë, është e rëndësishme të vërejmë se ekzistojnë shkallë të leximit të përgjithshëm sipas temave të ndryshme të cilat të interesojnë, duke i graduar prej të lexuarit të materialeve që kanë të bëjnë me diplomën tënde Universitare ose leximit të revistave rreth industrisë tënde, e deri tek biografitë e burrave ose grave të cilët kanë arritur misione të suksesshme pavarësisht rrethanave në të cilat janë gjendur, ose librave të cilat ndihmojnë në kultivimin e zhvillimit personal ose të shprehive dhe tipareve të ndryshme që nevojiten të zhvillohen. Ne duhet të lexojmë, lexojmë, lexojmë dhe të lexojmë në mënyrë konstante në mënyrë që të zbatomë njohuri të dobishme në jetën tonë.

Këshilla ime është që të jeni selektiv gjatë në çfarë lexoni. Përderisa prioritet mbi çdo lloj tjetër duhet të jetë leximi Islam, mos harro që të lexosh edhe më gjerë dhe të jesh mendje-hapur edhe rreth temave tjera. Pa dyshim se do ta vëresh zhvillimin e vetvetes!

Tani, shtrohet një pyetje vetvetiu: si duhet të lexojmë? Ose më veçanërisht, si të zhvillojmë një shprehi të leximit në mënyrë që vazhdimisht të lexojmë, edhe lexim Islam edhe lexim të përgjithshëm?

Në vijim keni disa këshilla që do t‟ju ndihmojnë gjatë rrugës:

1) Nëse ende nuk e keni zhvilluar një shprehi ditore të leximit të Kuranit dhe të dijes Islame, fillo duke e ndërtuar këtë shprehi pikë së pari. Të këshilloj që ti përcaktosh vetes një kohë 10 minutëshe pas namazit të Sabahut gjatë javës së parë, dhe kjo të jetë 5 minuta Kuran dhe 5 minuta dituri Islame ose hadith. Bëje këtë çdo ditë! Çelësi është ta bësh këtë pas namazit të Sabahut, për shkak se me të vërtetë kjo ta rregullon ditën tënde.

Pas një jave, shto 10 minuta në kohën tënde. Kështu që tash do të lexosh 10 minuta Kuran dhe 10 minuta të dijes Islame plus hadith.

Në javën e tretë, vepro këtë për gjysmë ore duke lexuar 20 minuta Kuran dhe 10 minuta dije Islame dhe hadith… dhe përmbaju kësaj! 30 minuta, jo më shumë! Mund të thuash, mund të bëjë më shumë unë. Unë do të them, vazhdo, mirëpo për qëllimin tonë është më e rëndësishme të ndërtojmë një shprehi të qëndrueshme tani sesa të tentosh të bësh më shumë sesa mund të gëlltisësh e pastaj ta harrosh të tërën në fund. Qëndrueshmëria do të zhvillohet duke sjellë mësime më të dobishme nga librat që ti lexon.

2) Ngjashëm, duhet të zhvillojmë një shprehi leximi për dituri të përgjithshme gjithashtu. Përsëri, fillo me 10 minuta në ditë në ndonjë prej librave të dobishme që dëshiron të lexosh. Është shumë e preferueshme që këto të lexohen para se të flesh sepse kjo të relakson dhe të simulon mendjen njëkohësisht. Bëje këtë për një javë dhe përmbaju kësaj! Pa marrë parasysh sa je i lodhur, lexo 10 minuta. Në javën vijuese, zgjate leximin në “kohën e shtratit” në 20 minuta, e më vonë në 30 minuta, dhe kjo është e tëra. Përmbaju këtij programi dhe bëhu i qëndrueshëm.

Pasi të punosh në ushtrimin e mësipërm për një muaj, mund të bësh edhe një hap përpara. Për dituritë Islame, provo të zhvillosh një shprehi që të lexosh vazhdimisht diçka Islame pas çdo namazi. Ose në mes të dy kohëve të namazit, për shembull në mes të akshamit dhe jacisë. Kjo është koha kur mund të fillosh të thellohesh më shumë në lexim dhe ndoshta edhe të mbash në mend apo të shfrytëzosh kohën të “studiosh” Islamin. Ngjashëm, rreth leximit të përgjithshëm, pas një muaji të ushtrimeve të mësipërme shto edhe ca kohë të leximit në punë, gjatë kohës së drekës. Ajo që mund të lexosh mund të jetë diçka lidhur me punë tënde (siç janë: Informacione, revista industriale, punët e konkurrentëve, etj…) dhe lëre leximin në “kohën e shtratit” për librat e vetë-aftësimit, biografitë, ose libra motivuese.

Shpresoj se kjo na përgatitë të gjithëve që të ndjekim vazhdimisht leximin në jetën tonë në mënyrë që të bëhet një pjesë e pandashme e zhvillimit tonë. Kur u lansua për herë të parë ProductiveMuslim.com, kemi pasur një faqe të librave ku unë vendosja libra të rekomanduar për lexim në periudha javore. Mu desh që ti largoja ato për shkak të shkaqeve të ndryshme, por shpresojmë se do të vazhdojmë me komente rreth librave rregullisht, kështu që mund ta shfletoni website-in më shpesh dhe me shpresë ProductiveMuslim.com do të ju japë udhëzime për libra të dobishëm që mund ti lexoni inshAllah.

Nëse keni ide, këshilla, libra që dëshironi ti ndani me ne, ose diçka tjetër për të shtuar, na kontaktoni!

/marrë nga www.productivemuslim.com/përktheu Hekuran Helshani/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit