2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Tefsiri i ajeteve 38-41 nga Sureja El-Haxhxh

Më të lexuarat

Tefsiri i ajeteve 38-41 nga Sureja El-Haxhxh

 

إِنَّ اللَّهَ يُدَافِعُ عَنِ الَّذِينَ آَمَنُوا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ خَوَّانٍ كَفُورٍ (38)

أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَاتَلُونَ بِأَنَّهُمْ ظُلِمُوا وَإِنَّ اللَّهَ عَلَى نَصْرِهِمْ لَقَدِيرٌ (39)

الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِن دِيَارِهِم بِغَيْرِ حَقٍّ إِلَّا أَن يَقُولُوا رَبُّنَا اللَّهُ ۗ وَلَوْلَا دَفْعُ اللَّهِ النَّاسَ بَعْضَهُم بِبَعْضٍ لَّهُدِّمَتْ صَوَامِعُ وَبِيَعٌ وَصَلَوَاتٌ وَمَسَاجِدُ يُذْكَرُ فِيهَا اسْمُ اللَّهِ كَثِيرًا ۗ وَلَيَنصُرَنَّ اللَّهُ مَن يَنصُرُهُ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ(40) 

الَّذِينَ إِن مَّكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنكَرِ ۗ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ. (41)  – سورة الحج.

Përkthimi i ajeteve

  1. Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët. Me të vërtetë Allahu nuk i do tradhtarët mohues.
  2. Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t’i ndihmojë.
  3. ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.” Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
  4. (Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.

Tefsiri i ajeteve

Forcat e të keqes dhe lajthitjes punojnë në këtë tokë. Vazhdon beteja mes të mirës dhe të keqes, mes udhëzimit dhe devijimit, vazhdon konflikti mes forcave të besimit dhe forcave të agresionit, që nga dita e krijimit të njeriut. E keqja është e egër, e kota është e armatosur. Ajo sillet në mënyrë brutale edhe nuk kursehet, godet fuqishëm edhe nuk kujdeset aspak. Ka forca për të sprovuar njerëzit nga e mira, nëse ata udhëzohen drejt saj edhe nga e vërteta nëse zemrat e tyre hapen para saj. Atëherë patjetër që besimi, e mira edhe e vërteta të posedojnë forcë e cila e mbron nga brutaliteti i të kotës, ta mbron nga sprova dhe ta ruan nga therrat edhe helmet.

Allahu nuk deshti që besimin, të mirën dhe të vërtetën ta lërë të ç’veshur nga forca dhe ashtu të reziston forcat e agresionit, të keqes dhe të kotës, duke u mbështetur vetëm në forcën e besimit që ka në shpirt, forcat e të vërtetës të cilat i kanë depërtuar thellë në natyrën e tij edhe në forcat e të mirës, të cilat i ka shumë thellë në zemër. Forcat materiale që i posedon e kota mund të dridhin zemrat, të sprovojnë shpirtrat edhe të lajthisin natyrën. Durimi ka kufi edhe afat, kurse forca njerëzore kanë sasi që përfundon. Allahu më së miri i di zemrat edhe shpirtrat e njerëzve. Andaj nuk deshi ti lë besimtarët përballë sprovës, vetm aq sa do përgatiten për rezistencë, aftësohen për tu mbrojtë dhe t’i përvetësojnë shkathtësitë e mjeteve të xhihadit, atëherë u lejohet atyre të luftojnë për t’iu përgjigjur agresionit.

Para se t’ju lejon atyre të nisen drejt betejës, i lajmëroi se Ai do merret me mbrojtjen e tyre, ata janë nën kujdesin e Tij:

“Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët”.

Dhe se Ai i urren armiqtë e tyre për shkak të mosbesimit të tyre edhe tradhtisë së tyre, andaj ata sigurisht se do jenë të mposhtur:

“Me të vërtetë Allahu nuk i do tradhtarët mohues”.

Dhe se gjykoi se ata kanë të drejtë të mbrohen dhe se qëndrimi i tyre është i saktë edhe në aspektin moral, pasi që atyre u bëhet padrejtësi, dhe se nuk janë agresorë e as arrogantë:

“Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen) sepse u është bërë padrejtësi”.

Dhe se ata duhet të jenë të sigurtë në mbrojtjen e Allahut dhe ndihmën që do ua jep:

“në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t’i ndihmojë”.

Dhe se ata kanë arsyet pse futen në betejë, pasi që ata janë të përzgjedhur për një detyrë humane të madhe, nga e mira e kësaj ndërhyrje nuk fitojnë vetëm ata, por fiton krejt fronti besimtarë, ata me këtë veprim garantojnë lirinë e besimit dhe lirinë e adhurimit.

Shtoja kësaj se atyre u ishte bërë padrejtësi, duke i dëbuar nga vatrat e tyre pa të drejtë:

“ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.”

Ajo është fjalia më e vërtetë që thuhet, ose fjalia më meritore që thuhet. (Zoti ynë është Allahu). Edhe vetëm për shkak të kësaj fjalie ata u dëbuan nga vatrat e tyre. Është padrejtësi e qartë, i cili e pamundëson agresorin të mbështetet në ndojë argument të dyshimtë. Të shtypurit në këtë rast nuk kanë asnjë qëllim personal, por është vetëm besimi i tyre shkaku për të cilin ata dëbohen nga vatrat e tyre. Jo ndonjë konflikt për ndonjë interes të kësaj toke, rreth të cilave grinden lakmitë, u vijnë në kundërshti interesat e njerëzve, dallojnë kahjet dhe përplasen përfitimet!

Pas gjithë kësaj është ai rregulli i përgjithshëm: nevoja e besimit për ta mbrojtur:

“Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut”.

Manastiret janë vende të izoluara për adhurim të murgjërve.

Kishat janë për të krishterët në përgjithësi dhe janë më shumë se manastiret.

Sinagogat janë vendet e adhurimit për hebretë.

Xhamiat janë vendet e adhurimit për muslimanët.

Të gjitha këto janë të ekspozuara për tu shkatërruar edhe pse janë vende të shenjta edhe të veçuara për adhurim të Allahut. Asgjë nuk u ndihmon atyre në këndvështrimin e të kotës edhe nëse aty përmendet Emri i Allahut. Ato i mbron vetëm mundësia që Allahu ua ka dhënë njerëzve të mbrohen nga njëri tjetri. Që domethënë mbrojtësit e besimit të mbrohen nga armiqtë e tyre të cilët e shkelin shenjtërin e tyre dhe bëjnë agresion ndaj adhuruesve në to. E kota mburravece nuk ndalet nga agresioni përveç se nëse ndalet me një forcë të njejtë siç e ka ajo, me të cilën manovron edhe lufton.

Nuk mjafton për të vërtetën vetëm pse është e vërtetë qe e kota të ndal agresionin ndaj saj. Duhet të ketë forcë e cila do e mbron. Kjo është një rregull gjeneral i cili nuk ndryshon, përderisa njeriu është po ky njeri!

Patjetër e kemi të ndalemi para këtyre teksteve të pakta në fjali por të thella në kuptime, për të nxjerrë në shesh sekretet që gjenden pas tyre, në lidhje me botën e shpirtit edhe botën e jetës.

Allahu e filloi me lejen për të luftuar ata idhujtarë që i luftonin dhe për ata të kotët që ishin agresorë ndaj tyre, duke u treguar se Allahu është Ai që i mbron besimtarët dhe se i urren agresorët prej jobesimtarëve tradhtarë:

“Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët. Me të vërtetë Allahu nuk i do tradhtarët mohues”.

U garantoi besimtarëve se Ai do i mbron ata. Atë që e mbron Allahu sigurisht se do jetë i mbrojtur nga armiku i vet, do triumfojë detyrimisht ndaj armikut të vet, atëherë pse u jep leje që të luftojnë?! Pse ua bën detyrë xhihadin? Pse të luftojnë edhe të ketë vrasje, plaga, lodhje, vështirësi, sakrificë, dhimbje, edhe pse fundi dihet? Edhe pse Allahu ka mundësi që të ndëshkon ata pa mund, pa vështirësi, pa sakrificë, pa dhimbje, pa vrasje e pa luftë?

Përgjigja është: urtësia e Allahut në këtë gjë është ajo më e larta dhe se Allahu ka argumentin triumfues! Por, ajo që ne si njerëz e kuptojmë nga kjo urtësi dhe ajo që i shfaqet mendjeve e perceptimit tonë nga dituritë edhe përvojat tona që i kemi është se Allahu nuk ka dashur që bartësit e thirrjes së Tij dhe mbrojtësit e saj të jenë dembela edhe përtaca, ata që ulen të pushojnë pa bërë asgjë, pastaj tu zbret fitorja e lehtë edhe pa vështirësi, vetëm pse ata e falin namazin, e këndojnë Kuranin dhe i drejtohen Allahut me lutje çdo herë që i godet e keqja apo u ndodh agresion!

Po, ata duhet të falin namazin, të këndojnë Kuranin, ti drejtohen Allahut me lutje edhe kur janë në bollëk edhe kur janë në vështirësi, por vetëm ky adhurim nuk i aftëson ata për ta bartë thirrjen e Allahut dhe për ta mbrojtur atë, por u duhet nozull me të cilin ushqehen gjatë betejës, u duhet municion të cilin e deponojnë për vendbetejë, u duhet arma e cila u jep qetësi kur ballafaqohen me të kotën, sikur arma të cilën e posedojnë ithtarët e të kotës, duke ia shtuar kësaj edhe armën e devotshmërisë, besimit edhe lidhjes me Allahun.

Ka dashur Allahu që mbrojtjen e besimtarëve ta realizojë nëpërmjet vet atyre, që të piqen ata vet gjatë betejës. Konstruksioni i njeriut nuk e jep maksimumin e forcave të veta sikur ndodh që ti zgjon krejt kapacitet që i ka kur ballafaqohet me rezikun. Ai shtyn edhe mbron. I grumbullon të gjitha forcat e veta për të ballafaquar forcën e agresorit. Atëherë nxitet çdo qelizë me krejt forcat që i ka brenda vetes për të luajtur rolin e vet dhe qe të ndihmohet me qelizat tjera në një aksion të përbashkët për të dhënë maksimumin e asaj që e posedon, për të harxhuar edhe forcën e fundin që e posedon dhe të arrijë te më e plota e asaj që mund ta jep dhe është e përgatitur për te.

Umeti i cili ka marr përsipër thirrjen e Allahut ka nevojë të zgjon të gjitha qelizat e veta, ti grumbullon krejt forcat e veta, të bën të gjitha përgatitjet, të mobilizon krejt forcat e veta, nëse do të zhvillohet, të plotësohet pjekuria dhe të përgatitet për të bartë atë amanet të madh dhe ta çon në vend.

Fitorja e shpejtë e cila nuk kushton lodhje, e cila u zbret lehtësisht atyre që janë të ulur dhe pushojnë, i nxjerr nga funksionimi ato forca, sepse nuk i motivon e as i thërret.

Shtoja kësaj edhe faktin se fitorja e shpejtë edhe lehtë, ashtu edhe shpejt edhe lehtë humbet.

E para: sepse është me çmim të lirë, nuk janë harxhuar sakrifica të rralla për te.

E dyta: sepse ato që e kanë fituar atë nuk i kanë stërvitur forcat e veta për ta ruajtur atë, pasi që ata që  nuk i kanë mobilizuar dhe grumbulluar forcat për ta fituar atë, ata nuk motivohen e as grumbullojnë forcat për ta mbrojtur atë.

Këtu kemi një edukim të ndërgjegjës edhe një stërvitje praktike e cila fitohet nga fitorja dhe humbja, sulmi dhe tërhjekja, forca dhe dobësia, përparimi dhe ngecja mbrapa.

Por edhe nga emocionet që e shoqërojnë këtë proces, dhimbja e shpresa, gëzimi e pikëllimi, qetësimi e shqetësimi. Emocionet gjatë dobësisë dhe emocionet gjatë forcës. Bashkangjitja kësaj edhe bashkimin edhe flijimin për besimin, bashkimin edhe koordinimin mes drejtimeve gjatë betejës, para betejës, pas betejës, zbulimin e pikave të dobëta, pikat e forta, menaxhimin e çështjeve në të gjitha gjendjet, krejt këto janë të domosdoshme për një Umet që bartë thirrjen dhe ua ofron njerëzve.

Për tërë këtë edhe për gjërat tjera të cilat i di Allahu, Allahu bëri mbrojtjen e besimtarëve që të realizohet nëpërmjet vet atyre dhe nuk e bëri dhuratë e cila u bie atyre nga qielli pa u lodh aspak.

Fitorja mund tu vonohet atyre që u është bërë padrejtësi edhe janë dëbuar nga vatrat e tyre pa të drejtë vetëm pse thanë: Zoti ynë është Allahu!

E kjo vonesë të ndodhë për Urtësinë, realizimin e të cilës e Do Allahu.

Janë tetë arsye pse vonohet fitorja nga Umeti i të vërtetës:

Një: Vonohet fitorja sepse infrastruktura e umetit islam akoma nuk është pjekur ashtu si duhet, nuk është plotësuar tërësisht, nuk i ka grumbulluar të gjitha forcat e veta, nuk është motivuar çdo qelizë, nuk janë bashkuar që të gjithë që të shohin maksimumin e forcave dhe përgatitjeve të bëra në këtë drejtim. E nëse e merr fitoren në këto kushte, atëherë shumë shpejtë do e humbë, sepse nuk ka fuqi për ta mbrojtur një kohë të gjatë.

Dy: Mund të vonohet fitorja deri sa Umeti besimtarë të jep edhe forcën e fundit nga forcat e veta, edhe kacidhën e fundit të deponuar në depot e veta, deri sa të mos mbetet asgjë me vlerë edhe e shtrenjtë pa e dhënë lirë dhe pa problem në rrugë të Allahut.

Tre: Mund të vonohet fitorja deri sa të teston Umeti Islam edhe forcat e fundit, që të kupton se vetëm këto forca që i ka, pa ndihmën e Allahut nuk i garantojnë fitore. Fitorja vjen nga Allahu atëherë kur e jep edhe forcën e fundit që e posedon edhe pastaj i mbështetesh Allahut.

Katër: Mund të vonohet fitorja që Umeti Islam të shton lidhjen e vet me Allahun. Ajo vuan, ka dhimbje, sakrifikon dhe askënd veç Allahut nuk e gjen në ndihmën e vet, atëherë vetëm Atij i drejtohet në këto fatkeqësi. Kjo lidhje është garanca e parë për të vazhduar në metodë edhe pas fitores, të cilën ia jep Allahu. Atëherë ky Umet nuk bëhet agresor, nuk lajthitë nga e vërteta, drejtësia edhe mirësia, me të cilën i dha fitoren Allahu.

Pesë: Mund të vonohet fitorja sepse Umeti Islam akoma nuk është tërësisht e çveshur nga interesat tjera materijale, por krejt rezistencën, angazhimin dhe sakrificën e bën për hir të Allahut edhe për hir të thirrjes për te Ai. Umeti Islam në një kohë mund të lufton për të fituar pasuri, apo lufton për fanatizmin e vet, apo për të treguar trimërin e vet përball armikut, kurse Allahu do që xhihadi të jetë vetëm për Te edhe në rrugën e Tij, e dëlirë nga të gjitha emocinet tjera të cilat mund ta shoqërojnë këtë xhihad. E kanë pyetur Pejgamberin, : një njeri lufton nga fanatizmi, tjetri për trimëri e tjetri për syefaqësi, cila prej tyre është në rrugë të Allahut?

U përgjigj e tha: kush lufton për të qenë Fjala e Allahut më e larta, ai lufton në rrugë të Allahut.

Gjashtë: Mund të vonohet fitorja sepse në sherrin të cilin e kundërshton Umeti Islam ka akoma mirësi, e Allahu do që ta çvesh atë sherr nga çdo grimce e të mirës dhe të mbetet sherr i pastër dhe të largohet e tëra si e keqe dhe të shkatërrohet. Të mos mbetet asnjë grimcë mirësi, e cila do ikë me ikjen e asaj të keqes!

Shtatë: Mund të vonohet fitorja sepse e kota të cilën e lufton Umeti Islam akoma s’është qartësuar plotësisht gënjeshtra e saj për njerëzit, e nëse triumfon Islami ndaj saj, do ketë kush e ndihmon të kotën, të mashtruar me te, sepse akoma nuk janë bindur se është e çoroditur dhe se është nevojë e domosdoshme largimi i saj. Kështu që akoma do mbeten rrënjë të kotës në shpirtrat e njerëve të pafajshëm, të cilëve akoma nuk u është bërë e qartë e vërteta. Andaj do Allahu të vazhdon e kota deri sa të zbulohet lakuriq para njerëzve dhe të ikë pa asnjë keqardhje për te, tek njerëzit që kanë mbetur.

Tetë: Mund të vonohet fitorja sepse ambienti akoma nuk është përgatitur për të pranuar të mirën, të vërtetën edhe të drejtën, të cilën e përfaqëson Umeti Islam. E nëse fiton e triumfon do kishte kundërshtim edhe nga ambienti në të cilin do fitonte dhe nuk do zinte vend. Do vazhdon të mbetet i gjallë konflikti deri sa të përgatiten shpirtrat përreth për ta pranuar të vërtetën triumfuese dhe ta mbajnë me çdo kusht në gjirin e vet!

Për këto arsye edhe për shumë arsye tjera të cilat i Di Allahu na vonohet fitorja, na shtohen sakrificat, na shumëfishohen dhimbjet, edhe pse në fund Allahu i mbron besimtarët edhe ua jep fitoren.

Fitorja ka harxhimet edhe barrën e vet atëherë kur e lejon Allahu, pasi të realizohen shkaqet, të plotësohen kushtet, të paguhet çmimi, të përgatitet ambienti përreth për ta pranuar edhe për ta mbajtur:

“(Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve”.

Premtimi i Allahut, i sigurtë, i besueshëm dhe i realizueshëm, i cili nuk vonon asnjëherë është: “kush e ndihmon Allahun, sigurisht se Ai ka për ta ndihmuar”.

Kush janë ata që e ndihmojnë Allahun edhe e meritojnë ndihmën e Tij, Atij që është i Fuqishëm dhe Krenar, saqë nuk humb asnjëherë ai që është në kujdesin e Tij?

Janë ata që “kur u japim pushtet në tokë”, u japim fitoren edhe ua forcojmë këtë fitore, ata “e falin namazin”, e adhurojnë Allahun edhe e forcojnë lidhjen me Te, i drejtohen Atij të nënshtruar me të dorëzuar, “e japin zekatin”, duke kryer obligimin e tyre për pasurinë që kanë, triumfojnë ndaj lakmisë së shpirtit të tyre, pastrohen nga koprracia dhe fitojnë karshi cytjeve të djallit, e mbushin boshllëkun e xhematit, kujdesen për të dobëtit dhe nevojtarët dhe e realizojnë vetin e trupit të gjallë, siç tha Pejgamberi, ﷺ: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë mes tyre, mëshirën e tyre reciproke, dhe solidarizimin e tyre mes vete i ngjajnë një trupit dhe kur të rënkon një gjymtyrë, i tëri trupi rënkon nga pagjumësia edhe temperatura”.

“urdhërojnë kryerjen e veprave të mira”. Thërrasin në mirësi edhe mbarësi, i shtyjnë njerëzit drejt të mirës. “pengojnë atë që është e mbrapshtë”. E rezistojnë të keqen edhe abuzimin.

Me atë edhe këtë e vërtetojnë vetinë kryesore të Umetit Musliman, i cili nuk e le asnjë të keqe, të cilën ka mundësi ta ndryshojë, pa e ndryshuar, edhe nuk e le asnjë të mirë që mund ta realizojë, pa e realizuar.

Këta janë ata të cilëve u ndihmon Allahu, sepse e ndihmojnë metodën, të cilën Allahu e deshi për njerëzit që ta realizojnë në jetën e tyre, të cilët janë krenarë vetëm me Allahun dhe me askë tjetër veç Tij.

Këta janë ata të cilëve u premton fitoren me siguri edhe bindje.

Është fitore e ngritur mbi shkaqe edhe pasoja, e kushtëzuar me harxhime edhe barrë, e pastaj çështja mbetet në Dorë të Allahut, e lëviz si Do Ai, e zëvendëson dështimin në fitore, fitoren në dështim, atëherë kur mungojnë shtyllat apo shpërfillen harxhimet.

“Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve”.

Fitorja e cila çon te realizimi i metodës hyjnore në jetë, duke fituar e vërteta, drejtësia edhe liria, të cilat çojnë drejt mirësisë edhe mbarësisë.

Duke shikuar në këtë qëllim, në hijen e saj treten personat edhe egot, lakmitë edhe pasionet.

Është fitore që ka shkaqet, ka çmimin, ka detyrat, ka kushtet, askujt si jepet pa meritë, apo për hatër edhe askujt si mbetet nëse nuk ia arrin qëllimin apo arsyen e kësaj fitore.

Solli në shqip: kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit