Një studim i kohëve të fundit tregon se PFC-të dobësojnë efikasitetin e vaksinave rutinë të fëmijëve. PFC njihen edhe si Teflon. Ato janë kimikate industriale që hyjnë në çdo shtëpi. pasi përdoren për prodhimin e enëve të kuzhinës, qeseve plastike, dhe për tapetet rezistent ndaj njollave. Teflon gjejnë përdorim të gjërë pas u qëndrojnë temperaturave të larta, reaksioneve kimike, gryerrjes, etj.
Nëpërmjet ushqimit a kontaktit, PFC-të gjejnë rrugën për të hyrë në organizëm. Ato gjithashtu kalojnë tek foshnjet nëpërmjet qumështit të nënës.
Një studim në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë (JAMA), tregon se nivele të larta PFC dobësojnë efektshmërinë e vaksinave rutinë të fëmijëve. Gjatë studimit, mostra të gjakut nga gratë shtatzëna u analizuan për nivele të
PFC-së – dhe të dhënat pastaj u përdorën për të matur funksionin e sistemit imunitar të fëmijëve të tyre kur këta mbushën 5 vjeç.
Rezultatet treguan se vaksinat e difterisë tek fëmijët e nënave me nivele të larta PFC ishin 39 përqind më pak efekase.
Gjatë studimit, edhe fëmijët u analizuan për nivelet e PFC-së në gjakun e tyre. Ata me nivele të larta PFC ishin në rrezik të lartë ndaj tetanosit dhe difterisë për shkak dobësimit të sistemit të tyre imunitar.