Çdo thoshte dijetari i madh egjiptian nën praninë e Hosni Mubarak
Ç’qëndrim duhet të mbajë një udhëheqës fetar ndaj një pushtetari? Gjithnjë arsye kjo për debat, sot e në çdo kohë. Çështja shtrohet gjithnjë në sferën morale.
Si shembull po sjellin të qënit pranë e pranë të ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak, rrëzuar nga e ashtuqjatura “Pranverë Arabe”, jo dhe aq dashamirës ndaj domenit të besimit në vendin e tij, gjykuar nga praktikat politike.
Një ndër dijetarët e kohës në Egjipt, i ndjeri Sheikh Ash-Sha’rawi, do i drejtohet me këto fjalë: “Zoti President, unë jam duke qëndruar në pragun të kalimit në jetën tjetër, në pritje të momentit që Zoti ka vendosur për mua(për ta lënë këtë botë).
“Unë dua ta mbyll jetën time me hipokrizi, me paturpësi dhe mendjemadhësi, ndaj dua t’i them disa fjalë gjithë kombit, qeverisë, partive, opozitës, të gjithë popullit….
Unë dua që ata ta dinë se e gjithë fuqia është në dorën e Zotit, Ai ia jep dhe ia merr kujt të dojë. Sepse askush nuk nuk mund të sundojë nën sundimin e Allahut përveç me dëshirën e Tij, kështu që nëse është i drejtë, do të përfitojë nga drejtësia e tij, e nëse është zullumqar i padrejtë, do bëhet i shëmtuar dhe i neveritshmëm në zemrat e njerëzve.
Unë e këshilloj këdo që dëshiron të jetë sundimtar, të mos kërkojë pushtet, por t’i jepet (d.m.th të zgjidhet sundues nga populli). I Dërguari i Zotit(Profeti Muhamed) ka thënë: “Kush merr diçka pa kërkuar, do të ndihmohet në të, dhe kushdo që kërkon diçka vetë, do lihet pa ndihmë”.
Këto fjalë pra i tha pra në prezencë të një të pushtetshmi si Mubarak, fundi i të cilit do qe aspak i dinjitetshëm. /tesheshi.com/