4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Të refuzosh 1.1 miliardë euro: pse krerët fisnorë në Namibi s’pranojnë dëmshpërblimin gjerman?

Më të lexuarat

Udhëheqësit e grupeve etnike Herero dhe Nama hodhën poshtë marrëveshjen e propozuar nga Gjermania dhe pranuan se krimet e kolonialistëve gjermanë më shumë se njëqind vjet më parë në Namibinë e sotme ishin gjenocid.

Këshilli i udhëheqësve fisnorë po kërkon që nënshkrimi i planifikuar i një marrëveshje midis dy vendeve të shtyhet.

Qeveria në Berlin i ka ofruar Namibisë 1.1 miliardë euro për 30 vjet, por një këshill i njohur nga qeveria namibiane e ka quajtur atë “të papranueshëm” dhe “një fyerje të ekzistencës së tyre”.

“Shuma ofenduese” u refuzua, por këshilli mirëpriti faktin që qeveria gjermane pranoi gjenocidin, mori përgjegjësinë për krimet dhe njoftoi se do të kërkonte falje.

Udhëheqësit fisnorë po kërkojnë rinegociimin e dëmshpërblimeve. Një organizatë tjetër që bashkon anëtarët e grupit Herero tashmë e ka quajtur propozimin gjerman një mashtrim dhe propagandë.

Gjermania dhe qeveria namibiane arritën një marrëveshje javën e kaluar, pas gati gjashtë javësh negociata. Grupet etnike ankohen se nuk morën pjesë në negociata dhe se për këtë arsye nuk mund të konsultohen me anëtarët e tyre me kohë.

Qeveria gjermane përsërit se nuk ka asnjë detyrim ligjor për dëmshpërblimet, por se 1.1 miliardë euro kompensim konsiderohet si një detyrë politike dhe morale.

Midis 1904 dhe 1908, ushtarët gjermanë vranë rreth 65,000 anëtarë të grupit etnik Herero dhe 10,000 Nama, dhe historianët dhe Kombet e Bashkuara e kanë quajtur atë prej kohësh gjenocidin e parë të shekullit 20, sipas Reuters. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit