0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Të pagjeturit, i biri i Ukshin Hotit lëshon mallkimin

Më të lexuarat

“Zoti i dënoftë ata që na i kanë bërë tërë këto”, tha ai

“Zoti i dënoftë se drejtësia po vonon”, ishte ky mesazhi i familjarëve të të pagjeturve të luftës së Kosovës, që manifestuan në sheshin e Prishtinës në Ditën e Veteranit, raporton A2 CNN.

Ndërsa u kërkua drejtësi dhe për foshnjet që u vranë dhe masakruan në dje, Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës “Zëri i prindërve”, u shpreh: “Sfida numër një: nuk është zbardhur fati i personave të pagjetur, ajo çfarë është premtuar.

Krejt viti na ka mbetur duke vajtur e duke kërkuar çfarë? Duke i dëgjuar plagët të cilat i kemi të pashërueshme.

Por, na ka ndodhur edhe një gjë që e ka përfshirë gjithë Europën: një sëmundje që na i ka marrë vetëm ne shoqatës ‘Zëri i Prindërve’, 8 persona. Pa e ditur për më të afërmit e tij apo fëmijët e tij se ku ndodhen, asnjë shenjë nuk ka që mund ta dijë ku është marrë prej forcave serbe apo kriminelëve serbë, të cilët e kanë bërë krimin edhe në këto bebe që nuk e dimë ende ku janë”.

Nga ana tjetër, Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit, kryesues i Komisionit të Personave të Zhdukur, ishte ai që shpërtheu: “Zoti i dënoftë ata që na i kanë bërë tërë këto. Të njëjtën vuajtje që e keni ju, e kemi dhe ne. Të njëjtën vuajtje që e kanë secili familjar këtu e kanë dhe 1617 familjarë të tjerë dhe ende sot pas 22 viteve vuajtje, çështja e personave të zhdukur vijon të mbetet e politizuar dhe vazhdon të bëhet krim i dyfishtë dhe trefishtë duke mos treguar se ku janë, nëse jo gjallë, eshtrat e tyre”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit