Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të atyre që kanë vdekur nëpër automjete, mirëpo kanë thënë se janë duke punuar në shpëtimin e personave të tjerë të ngujuar. Maqbool ka thënë se ushqim dhe batanije janë shpërndarë te turistët e ngujuar gjatë së shtunës.
Temperaturat e ulëta deri në minus tetë gradë Celsius, në kohën e një stuhie të madhe bore në qytetin Murre të Pakistanit, kanë lënë të vdekur së paku 22 persona, të cilët u bllokuan në automjetet e tyre, kanë konfirmuar autoritetet të shtunën.
Atiq Ahmed, zyrtar policor nga Islamabadi, ka thënë se tetë nga 22 personat e vdekur ishin nga familja e policit, Naveed Iqbal, i cili ka vdekur nga i ftohti. Shumica e viktimave kanë vdekur nga hipotermia, kanë thënë zyrtarët në Islamabad.
Lideri i ekipeve të shpëtimit, Abdur Rehman, ka thënë se pas evakuimit të turistëve të ngujuar nëpër automjetet e tyre, numri i të vdekurve është ngritur në 22, përfshirë 10 burra, 10 fëmijë dhe dy gra.
Ministri i Punëve të Brendshme i Pakistanit, Sheikh Rashid Ahmed, ka thënë se me mijëra automjete janë larguar nga bora, ndërkaq mijëra të tjera pritet të hiqen gjatë së dielës.
45 kilometra në veri të kryeqytetit Islamabad, Murree, është resort i pëlqyer turistik gjatë dimrit dhe josh një milion turist çdo vit. Rrugët që të shpien drejt qytetit shpesh janë të bllokuara nga bora e madhe gjatë dimrit.
Ahmed, ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se 1.2 metra borë ka rënë gjatë të shtunës dhe i gjithë trafiku është bllokuar. Ministri ka thënë se forcat paramilitare dhe njësia speciale e maleve janë ftuar për ndihmë në qytetin Murree.
“Deri atëherë nuk do të lejohet asnjë automjet apo njerëz që të hyjnë në Murre, përveç rasteve emergjente dhe automjeteve të shpëtimit që sjellin ushqim për personat e ngujuar nëpër automjete”, ka thënë ai.
Umar, Maqbool, administrator lokal, ka thënë se reshjet e mëdha të borës ua kanë pamundësuar ekipeve të shpëtimit që të nxjerrin personat e ngujuar ose edhe për të pastruar rrugët e bllokuara nga bora e madhe.
Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të atyre që kanë vdekur nëpër automjete, mirëpo kanë thënë se janë duke punuar në shpëtimin e personave të tjerë të ngujuar. Maqbool ka thënë se ushqim dhe batanije janë shpërndarë te turistët e ngujuar gjatë së shtunës.
Në orët e mbrëmjes të shtunën, shumica e rrugëve të qytetit janë pastruar nga bora, por mbetet punë për t’u bërë, ka thënë Maqbool. Forcat ushtarake dhe makineritë janë duke punuar në pastrimin e të gjitha rrugëve. Ushtria ka krijuar një kamp brenda një shkolle për të ofruar strehë dhe ushqim për të mbijetuarit. /koha