1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Të ndërpriten bisedimet me Serbinë

Më të lexuarat

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi i cili ka propozuar një rezolutë për gjendjen në veri, u ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë këtë rezolutë e cila e obligon Qeverinë të marrë masa për integrimin e veriut në shtetin e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se gjendja në veri është e keqe dhe sipas tij, kjo pjesë e territorit është duke shkuar drejt ndarjes nga Kosova.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se nëpërmjet kësaj rezolute kërkojnë nga kryeministri t’i përdorë mekanizmat e shtetit dhe të mos e lejojë Serbinë të ndërtojë koloni brenda Kosovës, siç ka ndërtuar në kohën e Millosheviqit.

Kurteshi ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet t’i ndihmojë edhe financiarisht shqiptarët për ndërtimin e shtëpive të tyre në veri.

Në këtë intervistë, Kurteshi ka kërkuar që Kosova t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë në Bruksel, pasi sipas tij, është e vetmja formë që serbët e veriut të integrohen në sistemin shtetëror të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit