Të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën pas tri ditëve do ta nisin agjërimin e muajit Ramazan.
Muaji i shenjtë të Ramazanit, nis me 16 maj (e mërkurë), syfyri i parë do të jetë të në orën 03:07, pas mesnate.
Lidhur me këtë çështje, kemi kontaktuar Besim Aliun nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të mësuar përafërsisht parashikimin e motit gjatë këtij muaji të shenjtë.
Aliu ka theksuar se është vështirë të parashikohet moti për 30 ditë. Mirëpo sipas tij, muaji Maj kryesisht do të mbizotërojë me reshje të shiut.
Ai po ashtu ka thënë se me shumë gjasë do të ketë edhe breshër për arsye se muaji i kaluar (Prill) ka qenë shumë i nxehtë.
“Parashikim për një muaj vështirë që mundem me dhënë, mirëpo po shkojmë sipas vijave të trasha, gjatë këtij muaji reshje ka, temperaturat janë normale dhe gjithë kanë qenë në normalitet në muajin Maj përafërsisht 26-27 gradë celsius, qashtu kanë me qenë, por ka me pas edhe reshje të bollshme të shiut edhe breshër nëpër lokalitete e kështu të kufizuar për arsye se muaji Prill ka qenë shumë i nxehtë ka pas pasur avullime të mëdha edhe në disa lokalitete ka me shkaktu reshje të ndryshme”, ka thënë Aliu.
Festa e Fitër Bajramit do të jetë me 15 qershor (E premte) që vazhdon edhe për dy ditë tjera me radhë.