1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Të lindësh edhe një herë!

Më të lexuarat

Njeriu eshte nje krijese e persosur e Allahut te Madhëruar dhe persosmëria e tij qëndron në faktin se ai eshte krijuar në një cikel dhe formë perfekte nga Krijuesi I Gjithdishëm. Në Kur`an thuhet: “ Ne e krijuam njeriun në ciklin dhe formën më të përsosur”. Suretu Tinë 3.

Edhe përse njeriu është një krijesë e bukur e Zotit, ai nuk është perfekt në vetveten e tij në lidhje me veprimet dhe aktivitetin e tij të perditshem.

Kur njeriu vjen në këtë botë është shumë i paditur dhe shumë i pavetëdijshëm për procesin që po ndodh, po ashtu dhe për botën në të cilën ai ka ardhur. Edhe pse kështu, ai është paisur me shqisa dhe gjymtyrë të cilat do tia mundësonin ambientimin e tij në këtë botë dhe të jetuarit një jete normale.

Allahu I madheruar thote per te ne Kuran: “Është Allahu Ai që ju nxjerr ju nga barqet e nënave tuaja dhe ju nuk dini asgjë (nga dituria) e ju paisi me dëgjimin, shikimin dhe ndjenjat e tuaja me qëllim që ju te jeni falenderues (për këto mirësi). Suretu El Nehl-78

Pavarësisht nga ky fakt njriu është në një transformim të vazhdueshëm deri kur arrin në momentin që edhe për të fillon e shkruhen e I quhen mekatet. Kjo gjë tregon se njeriu ne fakt është një krijesë me natyrë mëkatare dhe ai nuk ka për të qënë perfekt asnjëherë në këtë drejtim. Ajo që kërkohet nga njeriu ëhtë të ndjekë udhëzimin hyjnor me të cilin u dërgua profeti Muhamed (a.s) dhe të zbatojë sa të jetë e mundur urdhëresat dhe porositë Kuranore dhe ato profetike, dhe nga ana tjetër të shmanget nga cdo gjë e ndaluar (haram) që sjell zemërimin dhe dënimin e krijuesit tonë mbi ne.

E megjithate njeriu mbetet gabimtar ose mëkatar dhe atë që nuk e ka shmangur dot prej mëkateve do të ketë mundësine për ta shlyer me forma të tjera të ligjëruara në këtë fe madhështore e cila ka bërë për cdo ngushtim rrugëdalje.

Një nga menyrat e shlyerjes apo fshirjes së mëkateve është kërkimi I faljes nga Allahu pas cdo mëkati duke u penduar sinqerisht dhe totalisht. Thotë Profeti Muhamed (a.s) “ Cdo bir i Ademit është mëkatar, por mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen”.

Një menyrë tjetër për shlyerjen e gabimit është dhe pasimi I mëkatit me një vepër të mirë sepse vepra e mirë e fshin atë të keqen para saj. Në një porosi të profetit drejtuar një djaloshi në kohën e tij Ai thotë: “ Pas një të keqjeje menjëhërë bëj një të mirë, ngase e mira e fshin të keqen …..”.

Në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe ibadetet kryesore si falja e namazit dhënia e zekatit, agjërimi dhe kryerja e haxhit.

Faljen e namazit Profeti ynë e ka krahasuar me një lumë në të cilin besimtari musliman lahet në të pesë herë në ditë dhe kështu që ai do të jetë shumë I pastër dhe larg papastërtisë. Pasi profeti Muhamed bëri këtë krahasim tha: kështu janë pesë namazet, Allahu me to fal mëkatet.

Sa I përket sadakasë dhe zekatit ato janë shpëtim dhe ruajtje nga zjarri I xhehenemit. I dërguari I Allahut thotë: Ruhu nga zjarri duke dhënë sadaka qoftë një gjysëm hurme”.

Në të njëjtën mënyrë vëpron edhe agjërimi nëpërmjet të cilit besimtari musliman shlyen dhe fshin gabimet e tij. “ Kush Agjëron Ramazanin me bindje tek Allahu dhe besim të plotë (për shpërblimin e tij), do ti falen atij mëkatet e shkuara” hadith.

Sa I përket obligimit të Haxhit ai ka një specifike disi më të vecantë ndoshta kjo për vetë natyrën dhe rëndësinë e tij. duke qenë se Haxhi është një obligim që behët një herë në jetë dhe njëkohesisht jo I lehtë për të gjithë Allahu I madhëruar I Ka dhënë atij një specifikë të vecantë. Nëpërmjet Kryerjes së haxhit në menyrë perfekte besimtari arrin të fitojë ende më shumë. Shpërblimi I një haxhi të mirë nuk është me dicka tjetër, por vecse me xhennet. Dobitë e haxhit janë të shumta ato janë të gërshetuara midis shpirtërores dhe materiales. I dërguari i Allahut Muhamedi (a.s.) na tregon në një hadith se haxhi nuk është vetëm fshirës i mëkateve por dhe i varferisë ashtu sic transmetohet në një hadith te saktë. Kurse në lidhje më faljen e mëkateve një haxh i kryer në mënyrën e duhur është falje totale e mëkateve. Nëse dikush mendon se gjatë jetës së tij ka shumë mëkate dhe se ato nuk mund të falen apo të shlyhen me dicka e ka gabim. Gjithmonë ka një rrugëdalje, dhe Allahu i madhëruar ka hapur shumë dyer nëpërmjet të cilavë mundësohet falja e mëkateve. ato qëndrojnë të hapura gati deri në fund të jetës. Është mëse e vertëtë që në këtë botë ne nuk na jepet mundësia e kthimit prapa në kohë për të regulluar disa nga gabimet tona, por neve shpirtërisht na është dhënë një mundësi e tillë për ti bërë ato korigjime. Ështe obligimi i haxhit që nesë kryhet në formen e duhur ai udhëton me ne shpirtërisht drejt një riformatimi mëkatesh, në stacionin fillestar ku zbritëm për herë të parë, dita në të cilën lindëm.

Është shumë e habitshme por kjo është natyra e obligimeve islame që Allahu solli për ne dhe vecanërisht obligimi I haxhit përtë cilin Profeti (a.s.) thotë:

Ai që kryen Haxhin dhe gjatë tij nuk bën mëkate e as zënka, do të kthehet prej tij si në ditën që e ka lindur nëna e tij.

Kështu që haxhi neve na e mundëson të lindim edhe një herë, të rilindim me shlyerjen dhe fshirjen e mëkateve për ta nisur nga e para rrugën e mbetur drejt kënaqësisë së Allahut të Madhëruar, drejt xheneteve të begata të cilat janë bërë enkas për besimtarët e devotshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit