1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Të lënduarit nga aksidenti tragjik në Bullgari do të transferohen në Shkup

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani gjatë vizitës në spitalin bullgari “Pirogov” në Sofje shprehu falënderim për reagimin e shpejtë të autoriteteve shëndetësore bullgare për aksidentin tragjik ku u djeg një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.

“Ka pasur një reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore bullgare. Të gjithë pacientët janë kujdesur në kohë, u është dhënë ndihma e parë, të gjithë janë të stabilizuar. Presim që të qëndrojnë një ose dy ditë që më vonë t’i transferojmë në Shkup”, tha Osmani.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 persona nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit