9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Të largojmë helmet dhe papastërtitë nga trupi

Më të lexuarat

Dëshironi të dukeni dhe ndiheni më mirë? Me detoksifikim do të ndiheni më mirë, do të keni më shumë energji dhe do të ndiheni shkelqyeshëm! Detoksifikimi largon helmet e dëmshme dhe papastërtite nga trupi. Ja se si!

Pini shumë ujë

Uji ndihmon të largoni toksinat nga trupi. Pini të paken tetë gota ujë në ditë. Provoni të shmangni kafeinen, alkoolin dhe pijet e gazuara jo alkoolike. Zëvendësojini me ujë!

“Agjëroni” një herë në muaj

“Agjëroni” një herë në muaj. Pini vetëm ujë, lëngje natyrale frutash apo lëng perimesh. Kjo i ndihmon trupit që të pushojë. Mos “agjëroni” kurre nëse më parë nuk jeni konsultuar me mjekun!

Hani sa më shumë fibra

Ushqimi i pasur me fibra do të pastrojë zorren e trashë. E rëndësishme është që rregullisht t’i pastroni zorret, sepse në këtë mënyrë do t’i largoni të gjithë materiet e dëmshme nga organizmi.

Pastroni melçinë

Pemët që kane shije të ithët, si limoni apo grejpi janë të dobishme për pastrimin e melçisë. Këto pemë ndihmojnë që të parandalohet përhapja e toksinave edhe në pjesët e tjera të trupit.

Hani fara kungulli

Farat e kungullit do të ndihmojnë që trupi të pastrohet në mënyrë të natyrshme nga parazitët.

Bëni ushtrime

Ushtrimet trupore jo vetëm që ngrehin temperaturën e trupit dhe rrisin furnizimin me oksigjen, por edhe djersitja gjatë kohës se ushtrimeve çliron trupin nga toksinat.

Shmangni produktet e duhanit

Të gjithë produktet e duhanit janë helme dhe të dëmshme për shëndetin tuaj. Pirja e duhanit shkakton plakjen e parakohshme dhe sëmundjet.

Ushqimi i pasur me pemë dhe perime

Tentoni të jenë pemë, perime, frutat arrore, fara, bime bishtajore. Hani sa më shumë ushqime të tilla, dhe më pak produkte të qumeshtit, grurë dhe karbohidrate të rafinuara. Shmangni ushqimin e shpejtë dhe të pashëndetshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit