4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Të krishterët e Jerusalemit të shqetësuar nga praktikat ilegale të Izraelit

Më të lexuarat

Udhëheqja izraelit, e cila prej vitesh ka pushtuar dhe vazhdon të pushtojë territoret palestineze, të paktën po aq sa myslimanët, kërcënon edhe të krishterët e rajonit…

 

Udhëheqja izraelit, e cila prej vitesh ka pushtuar dhe vazhdon të pushtojë territoret palestineze, të paktën po aq sa myslimanët, kërcënon edhe të krishterët e rajonit.

Lufta frikësuese e kolonëve radikalë shënjon veçanërisht kishat.

Plani i taksimit dhe përpjekjet e Bashkisë së Jerusalemit për të shitur pronat e kishës është duke e vënë komunitetin e krishterë me shpatulla pas murit.

Sipas një raporti të së përditshmes britanike “The Guardian”, sulmet dhe dhuna janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Për më tepër, sulmet e kolonëve çifutë mbeten të pandëshkuara në shumicën e rasteve.

Kisha Ortodokse Greke e Jerusalemit është thellësisht e shqetësuar nga një konfiskim i mundshëm i pronave të saj në afërsi të Portës “Yafa”.

Një tjetër probabilitet jo i vogël është edhe ai që disa hotele dhe restorante të Kishës Ortodokse Greke në Qytetin e Vjetër të kalojnë në pronësi të një organizate të themeluar nga kolonët çifutë.

Objektet e shenjta në Jerusalem nuk japin taksa, pra, janë të përjashtuara me ligj nga tatimet. Megjithatë Këshilli i Qytetit vendosi në shkurt të këtij viti për shfuqizimin e këtij përjashtimi.

Sipas praktikës së re, kishave u është njoftuar se duhet të paguajnë një taksë prej 200 milionë dollarësh të akumuluar nga e kaluara.

Por, si rezultat i protestave të komunitetit të krishterë, qeveria izraelite u detyrua ta pezullojë për momentin këtë vendim.

Disa muaj më parë, Patriku Theophilos III i Kishës Ortodokse Greke të Jerusalemit realizoi kontakte me krerët e vendit. Mirëpo qëndrimi pushtues i kolonëve çifutë s’ka ndryshuar aspak ende sot e kësaj dite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit