1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Të jesh pozitiv

Më të lexuarat

Nga: Amer Halid

Të jesh pozitiv

Me qëllim që ne të ndryshojmë dhe të rimëkëmbemi, duhet t’i themi vetes: Mjaf pasivitetit dhe të qenit negativ. Sot është koha për aktivitet dhe pozitivitet. Kjo duhet të fillojë që nga banesa e secilit, që nga pallati, rruga ku kalojmë dhe lagja ku banojmë. Që sot, duhet t’u themi “Mjaft” ujërave që rrjedhin dhe mbeturinave që hedhim pa kriter. Mos thuaj kurrë “Le t’i heqin të tjerët këto mbeturina ose ata që i kanë hedhur!” Mos thuaj kurrë “Nuk ka ç’më duhet” por fillo nga vetja jote fillimisht.
Secili prej nesh dalim në rrugë dhe shohim makina të parkuara në mes të rrugës duke penguar trafikun. Asnjëri nuk del t’i thotë dy fjalë shoferit që qëndron brenda. Të gjithë hyjmë në bar-kafe për të pirë një kafe, por që na bllokohet frymëmarrja nga tymi i duhanit. Megjithatë, asnjëri nuk e merr guximin ta ngrejë zërin, që ky fenomen të pakësohet. Të gjithë jemi ambientuar me këtë pasivitet dhe nuk na bëjnë përshtypje këto gjëra.
Ne lindim, rritemi dhe vdesim në një ambient dhe atmosferë të mbushur me pasivitet. Edhe nëse një i ri e ngre zërin dhe kërkon të ndryshojë diçka, të rriturit i thonë:”Po ty ç’të duhet kjo?! Shih punën tënde dhe mos i bjer murit me kokë!”
E si mund të ndryshojmë në këtë mënyrë? Si mund të rimëkëmbemi kështu? Përse duhet të presim që Zoti ta ndryshojë gjendjen tonë, ndërkohë që pasiviteti dhe të qenit negativë po na merr frymën?!
Po përse vallë ky pasivitet?
Sepse shumë prej nesh mendojmë se një fjalë e jona, një ndërhyrje dhe një akt, nuk do mund ta ndryshojnë këtë realitet. Kështu, i bashkohemi dhe ne karvanit të pasivëve dhe personave negativë.
Edhe pse ndoshta nuk ndryshon gjë, prej nesh kërkohet të jemi pozitivë dhe aktivë. Sepse vetë Zoti i madhëruar na ka urdhëruar të jemi pozitivë. Kjo shpaloset më mirë në ajetin: (Rad, 11)
Në këtë ajet, Zoti i kërkon secilit prej nesh të jemi pozitivë dhe të ndryshojmë për mirë.
Ndonjëherë, shohim që prindërit janë njerëz shumë të mirë dhe të ndershëm, por fëmijët e tyre bëhen rrugaçë dhe negativë. Kjo, sepse këta prindër kanë menduar vetëm për veten dhe fëmijët dhe jo për shoqërinë. Që ne të rrisim dhe edukojmë fëmijë pozitivë, duhet që të kontribuojmë pozitivisht për shoqërinë. Duke nisur nga vetja jonë, ne duhet të ndryshojmë edhe si shoqëri. Le të jetë ky projekti ynë për njëqind vitet e ardhshme. Edhe pse duket kohë shumë e largët, kjo është mënyra e vetme për t’u ngritur sërish në këmbë.
Të jesh pozitiv dhe aktiv në shoqëri, nuk do të thotë të bësh sherr dhe të krijosh situata të pakëndshme me njerëzit negativë dhe të papërgjegjshëm. Të jesh pozitiv, do të thotë që t’i ftosh njerëzit drejt të mirës, në mënyrën më të pranueshme dhe më të mirë. (Nahl, 125)
Secili prej nesh duhet të ngrejë flamurin e pozitivitetit dhe t’i themi një “Jo” të fuqishme pasivitetit. Thotë Zoti në Kuran:”
“Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!” (Enfal, 25)
Ruaju të keqes o vëlla dhe oj motër, sepse fatkeqësitë përfshijnë të këqijtë por edhe të mirët.
Dikush e pyeti Profetin a.s:”O i dërguar i Allahut! A është e mundur që të ndëshkohemi, ndërkohë që mes nesh ka akoma njerëz të mirë dhe të ndershëm?”
Profeti a.s iu përgjigj:
Kur e liga shtohet dhe kur askush nuk përpiqet ta frenojë dhe të ofrojë zgjidhje pozitive, atëherë ndëshkimi i përfshin të gjithë.
Kur Zoti e urdhëroi Xhibrilin a.s t’a shkatërrojë një qytet, Xhibrili i tha:”O Zot! Në atë qytet ndodhet filani, i cili të adhuron dhe lutet me përkushtim.”
Zoti i tha
Ata njerëz të cilët janë mbyllur në xhami dhe nuk dinë çfarë bëhet jashtë saj, le ta dinë se e kanë kuptuar islamin gabim. Nëse nuk i fton njerëzit të distancohen nga gjynahet, nëse nuk kontribuon pozitivisht në shoqëri, nëse nuk je aktiv në ruajtjen e fesë dhe nderit të njerëzve, dije se nuk ke bërë asgjë. Islami kërkon njerëz që janë të përfshirë në aktivitete shoqërore dhe publike, njerëz që kanë ndikim dhe që u dëgjohet fjala në shoqëri, jo njerëz që nuk dinë gjë tjetër përveç namazit.
Thotë Umer ibnul Hattabi:”Gati sa nuk shkatërrohen qytete edhe pse janë ndërtuar rishtazi.”
Dikush e pyeti:”E si mund të ndodhë kjo?”
Umeri u përgjigj:”Kur të ligët do të lartësohen mbi të ndershmit.”
Thotë Umeri:”Nëse veprohen punë të liga por në fshehtësi, ato nuk dëmtojnë veçse vepruesin. Por nëse veprohen haptazi dhe njerëzit nuk reagojnë që ta ndryshojnë, ato dëmtojnë të gjithë shoqërinë.”
“Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!” (Enfal, 25)
Thotë Profeti a.s
Pasiviteti ndikon drejtpërdrejt në pranimin e lutjeve dhe ndikon në përshpejtimin e ndëshkimit të Zotit. A e shikon sa i rrezikshëm është pasiviteti o vëlla dhe oj motër?
 
Ndryshimi i Zotit dhe i njeriut
Në ajetin: Kemi dy lloj ndryshimesh: Atë të Zotit, në pjesën e parë të ajetit () dhe atë të njeriut, në pjesën e dytë, ().
Pra, kemi një ndryshim që bëhet nga Zoti dhe një tjetër që bëhet nga njeriu. Ne duhet të ndryshojmë veten, pastaj të presim ndryshimin e Zotit. Të presësh që Zoti do e ndryshojë gjendjen e këtij umeti, pa ndryshuar secili prej nesh veten, do të thotë të shkelësh me dy këmbët tekstin e këtij ajeti.
Me qëllim që Zoti ta ndryshojë gjendjen tonë, ne duhet t’i themi “Stop” pasivitetit vrasës që na ka mbërthyer. Të jeni të sigurt se pozitiviteti ynë do i shpëtojë vëllezërit tanë në Palestinë, në Irak dhe kudo tjetër.
Thotë Profeti a.s (njeriu pozitiv)
Profeti a.s sjell shembullin e anijes, pasi nga një e çarë anësore e saj, menjëherë shfaqen rrjedhojat dhe pasojat. E tillë është edhe shoqëria, një e çarë dhe një e krisur, jep pasoja negative menjëherë. Nëse me të çarat e anijes, mbyten disa dhjetëra persona, me të çarat e shoqërisë, mbytet një brez i tërë, mbyten fëmijët tanë. Prandaj, sa herë të shohësh një të çarë në shoqëri, mos qëndro pasiv por reago, shkruaj një artikull, dërgo një letër, ngrije zërin. Edhe nëse nuk ndryshon gjë, të paktën do të dalësh para Zotit faqebardhë, me ballin lart.
“Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!” (Enfal, 25)
Profeti a.s solli shembullin e anijes, pasi nëse ajo anohet, përmbytet. Po kështu edhe shoqëria, nëse anon më shumë nga veset e këqija dhe fenomenet negative, mbytet. Nëse shoqëria nuk e ruan ekuilibrin, ashtu si anija, mbytet. Që ky ekuilibër të ruhet, shoqëria ka nevojë për njerëz ekspertë, të cilët e studiojnë dhe japin recetat e duhura.
Është detyrë e secilit prej nesh që të qenit pozitiv, t’ua mësojë edhe fëmijëve. Nëse do të vazhdojmë me këtë pasivitet vrasës, humbëtira ku ndodhemi do të vazhdojë edhe për qindra vite të tjera.
 
Modele të njerëzve pozitivë
1 – Besimtari në familjen e faraonit. Siç e dimë, faraoni shprehu dëshirën për ta vrarë profetin Musa a.s.
“Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë vërtet druhem mos ai do t’jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë”. (Gafir, 26)
Por një person që punonte në pallatin e faraonit, i cili e kishte mbajtur të fshehtë besimin e tij gjer atëherë, e kundërshtoi faraonin duke i thënë:”
“Por një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë “Allahu është Zoti im”, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?! Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet e, nëse është i drejtë, atëherë juve do t’ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.” (Gafir, 28)
Ky besimtar, vazhdoi të flasë dhe t’i këshillojë, derisa në fund u tha: (Gafir, 44)
Për shkak se ai ishte pozitiv në shoqëri dhe nuk qëndronte pasiv, Zoti e shpërbleu. Këtë e shohin në ajetin që pason, ku Zoti thotë:
“Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë.” (Gafir, 45)
“Le të druajnë nëse ata lënë pas vetes fëmijë të mitur, duke u brengosur për ta, le të kenë frikë Allahun dhe le të flasin drejt.” (Nisa, 9)
Ata që janë të varfër dhe i frikësohen të ardhmes për fëmijët e tyre, le të jenë pozitivë në shoqëri, se Zoti do të kujdeset për ta.
 
2 – Besimtari në suren Jasin. Zoti i madhëruar, dërgoi në një qytet dy profetë në një kohë. Më pas, Zoti dërgoi dhe një të tretë, që t’ju vijë në ndihmë dy të parëve. Thotë Zoti rreth këtij fakti: (Jasin, 14)
Por banorët i refuzuan dhe i përgënjeshtruan. Një nga banorët e qytetit, vjen nga skaji më i largët dhe fillon t’i këshillojë bashkëqytetarët e tij, duke u kërkuar t’i besojnë të dërguarit e Zotit.
“(Jasin, 20)
Edhe pse nuk ishte profet, edhe pse në qytet ndodheshin tre të dërguar të Zotit, ai e ndjente përgjegjësinë dhe barrën për të përçuar fjalën e Zotit. Ai nuk mund të qëndronte pasiv, ndaj asaj që po ndodhte. Bashkëqytetarët e tij po refuzonin thirrjen dhe fenë e Zotit, kështu i duhej t’i këshillojë dhe orientojë nga më e mira.
Dhe nga skajet e qytetit erdhi një njeri, duke nxituar dhe tha:
“O populli im, ndiqni të dërguarit! Ndiqni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi e që janë në rrugë të drejtë! Përse të mos e adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i Cili do të ktheheni të gjithë? Vallë, përse duhet të adhuroj zota të tjerë përveç Tij? Nëse i Gjithëmëshirshmi do të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i atyre (zotave) nuk do të më sillte kurrfarë dobie e as që do të mund të më shpëtonin. Atëherë, unë do të isha me siguri në humbje të dukshme. Unë i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!” (Jasin, 20-25)
A je pozitiv edhe ti o vëlla dhe oj motër? A ke guxim t’i thuash atij që pin duhan në ambiente të mbyllura “Të lutem, a mund ta fikësh cigaren se më shqetëson!” A mund t’i edukosh fëmijët e tu me frymën e të qënit pozitiv? A e ke të mundur të ndryshosh veten, duke filluar që në këto çaste?
 
3 – Pupëza e Sulejmanit a.s. Gjendja e umetit mysliman do të ishte shumë herë më mirë, nëse ne si myslimanë do të ndjenim përgjegjësinë e një shpendi si pupëza.
Një ditë, Sulejmani i kishte mbledhur të gjithë ushtritë e tij dhe po verifikonte nëse ka ndonjë mungesë. Gjatë fluturimit, pupëza kishte vënë re nga larg, një qytet ku njerëzit adhuronin diellin. Ai vajti tek ky qytet dhe pasi mblodhi informacionin e duhur, u paraqit para Sulejmanit dhe i tha duke justifikuar vonesën:
Nuk vonoi shumë e ajo erdhi dhe tha: “Kam marrë vesh diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellë lajme të vërteta prej (qytetit të) (e atij qyteti).
Duke qenë se ishte pozitiv, ai shprehte keqardhjen se përse ky popull nuk adhuronte Zotin, një dhe të vetëm, që ka në dorë dhe din gjithçka.
Ata nuk i përuleshin në sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithçka që është e fshehur në qiej dhe në Tokë dhe di çfarë fshihni ju dhe çfarë tregoni haptazi. Allahu është Një, s’ka zot të vërtetë përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!” (Neml, 25-26)
Ajeti 26 është nga ato ajete ku lexuesi urdhërohet të bëjë sexhde.
 
4 – Milingona. Në Kuran, përmendet shembulli i një milingone e cila ishte pozitive dhe kontribuonte në mbrojtjen e shoqeve të saj nga çdo e keqe.
Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë! (Neml, 18)
Për shkak të kësaj milingone, njërës nga suret e Kuranit, Zoti i ka vënë emrin e saj.
 
5 – Habab ibnu Mundhir. Beteja e Bedrit ishte përplasja e parë mes myslimanëve dhe idhujtarëve. Plani i luftës ishte që ushtria myslimane të rreshtohej duke i pasur puset e Bedrit para. Pra puset do të ishin në mes të ushtrisë myslimane dhe asaj të kurejshëve.
Një nga shokët e tij Habab ibnul Mundhir e pyeti:”O i dërguar i Zotit. A është një vend që të ka urdhëruar Zoti të qëndrosh dhe të heshtim, apo është plan dhe mendim i yti?”
Profeti a.s ia ktheu 
Habab ibnul Mundhir i tha pësëri:”Nëse është plani dhe mendimi yt, ky nuk është vendi i përshtatshëm për luftë.”
Të jesh pozitiv, nuk do të thotë të reagosh ashpër ndaj fenomeneve dhe akteve negative. Të jesh pozitiv, do të thotë të reagosh me edukatë dhe mirësjellje, gjë të cilën e shohim të pasqyruar në fjalët e Habab ibnu Mundhi. Beteja e Bedrit, u fitua nga myslimanët, falë ndihmës së Zotit dhe kontributit të myslimanëve, por edhe falë ndërhyrjes së Habab ibnu Mundhir.
 
6 – Nuajm ibnu Mes’ud. Ai e pranoi islamin gjatë kohës kur idhujtarët e Mekes dhe aleatët e tyre kishin rrethuar Medinen, në betejën e Hendekut. Ai vajti tek Profeti a.s dhe i tha:”O i dërguar i Allahut! Unë kam pranuar islamin.”
Profeti a.s i tha
Nuajmi vajti tek idhujtarët dhe tek hebrenjtë dhe arriti të mbjellë mes tyre dyshime dhe frikë nga njëri-tjetri. Ishte kjo ndërhyrje ajo që bëri ushtrinë aleate të tërhiqej nga kufijtë e Medines.
 
7 – Në një vend arab, para shumë viteve, njerëzit nuk faleshin dhe e neglizhonin këtë rit kaq të rëndësishëm. Madje, nëse dikush falej të tjerët talleshin më të dhe e ironizonin. Ata që faleshin, ishin vetëm disa pleq në prag të vdekjes. Një i ri nga një vend tjetër arab, shkon në vendin në fjalë për studime. Me të filluar shkollën, ai interesohet nëse aty pranë gjendet ndonjë xhami ku mund të falej. Një punëtor i thotë se xhamia ndodhej larg, por mund të falej vetëm në bodrumin e fakultetit. Djali zbret në bodrum, gjen një pëlhurë të vjetër të cilën e përdor si sixhade dhe fillon të falet. Pasi u fal disa ditë në bodrum, vendos të mos falet më në atë vend, por të falet në një nga ambientet e lira të fakultetit. Duke qenë se në fakultet salloni ishte i madh, i riu thërret ezanin e drekës për herë të parë. Më pas, thirri dhe ikametin dhe fillo të falej vetëm. Studentët dhe punonjësit filluan ta shohin gjithë habi. Të njëjtën gjë bëri dhe tre ditët e tjera. Ditën e katërt, atij iu bashkëngjit dhe një nga punëtorët që merrej me pastrimin e fakultetit. Një javë më pas, numri i atyre që faleshin me të u rrit dhe u formua një rresht. Javët në vazhdim rreshtat u shtuan dhe bashkë me ta falej dhe një nga profesorët. Duke qenë se numri u shtua shumë, administrata mendoi të ndërtojë një xhami. Pas disa kohësh u ndërtua xhamia dhe filloi funksionin menjëherë. Diçka e tillë shkaktoi xhelozinë e fakulteteve të tjera, të cilat filluan të krijojnë hapësira dhe ambiente për ata që dëshirojnë të falen.
Ky i ri, mund të ketë ndërruar jetë tashmë, por sevapin dhe shpërblimin vazhdon ta marrë. Shpërblimi i namuzeve që falen në atë xhami, i shkon edhe atij. Ky ishte një model tjetër i njerëzve pozitivë.
Sot, njerëzit e ligë dhe të degjeneruar kanë ngritur flamurin e tyre dhe kanë gjetur mbështetës dhe përkrahës. Kurse njerëzit e mirë dhe të ndershëm u vjen zor të ngrenë flamurin e nderit dhe pastërtisë morale.
E lusim Zotin që të na bëjë besimtarë pozitivë, që të kontribuojmë në rimëkëmbjen e vendeve tona!
 
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit