1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Të jemi të mbarë, apo bamirës?!
(Salih apo Muslih)

Më të lexuarat

Sdomend se sistemi kapitalist i njohur tash më në gjirin europian, ka hyrë thellë edhe në tregjet e muslimanëve (në tregtinë e zemrave, dashurinë për njëri-tjetrin), poashtu ky lloj sistemi ka arritur të avancojë edhe më tej, saqë edhe kalkulimet ndërnjerëzore tash më bëhen në mënyrë kapitaliste.
‘Comfort zone’ apo zona e rehatisë jo rallë herë na bën që të druhemi në situata të ndryshme që në vetvete përmbajnë rrezik, dëm, fatkeqësi, hidhërim apo diçka edhe më të lehtë që të paktën do na e prishte rehatinë, e kjo pastaj do bëhej shkak për mos-nisjen e shumë projekteve të suksesshme nga frika se mos ndoshta mund të pësojë personalisht.
Të këtij rrafshi janë edhe shumë musliman ‘të mbarë’ të cilët kanë siguruar veten nga ‘shirku’ , ‘harami’, ‘hidhërimi i Allahut’, ‘mëkatet e mëdha’ etj, e që themi se kanë hyrë në ‘comfort zone’ dhe druhen të veprojnë diç për shoqërinë e gjërë se mos ndoshta mund të pësojnë vet.

Por a mjafton të jesh vetëm i mbarë për veten apo kërkohet edhe diç tjetër?!
Të mbarët në shoqëri nuk e largojnë dënimin apo hidhërimin e Allahut nga tërë shoqëria, prandaj është e njohur thënja se ‘një bamirës është më i mirë se njëmijë të mbarë!’, ngase i mbari e largon dënimin vetëm nga vetja ndërsa bamirësi e largon dënimin e Allahut nga gjithë ummeti, e një bamirës mund të jetë shkak që me të t’a shpëton Allahu të gjithë njerëzimin, mu për këtë i tha Allahu të Dërguarit të Tij ﷺ:
“Allahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre…” (el-Enfal : 33)
Po ashtu tha Allahu : ” …prandaj kini frikë Allahun, e përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj…” (el-Enfal : 1)

Pra Allahu i ruan ata me ty, ngase ti si bamirës bartë flamurin e Islamit, andaj duhet të jetë brengë e gjithësecilit mbarësimi i njerëzve në përgjithësi, duke filluar nga vetja, familjet, fqinjtë e afërt e më gjërë, e padyshim kjo është metoda e kërkuar nga Allahu, e praktikuar nga i Dërguari i Tij ﷺ, prandaj ky sistem njëkohësisht duhet të jetë shembull për pasuesit e tij ﷺ!

Uvejs Ramadani
Medine, 23 Janar 2024

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit