Muhamed Zekiri është një ndër dy deputetët shqiptarë, që fitoi duke garuar për Partinë Socialdemokrate të Zoran Zaev. Në një intervistë në Vizion Plus, Zekiri shprehet i bindur se të gjitha partitë shqiptare do të bëhen bashkë për të formuar qeverinë e re me LSDM-në.
“Besoj se shqiptaret do te behen bashke per te formuar qeverinë. Qëllimi është të dënojmë ata që shkatërruan shtetin.”
Zekiri beson se vendi i ish-kryeministrit Gruevski, apo figurave të tjera se Jankullovska e Mijallkov do të jetë në burg. 70 mijë shqiptarë mbështetën LSDM në zgjedhjet e së dielës dhe kete shifër Zekiri e sheh si ndëshkim ndaj politikanëve shqiptarë në pushtet, që nuk mbrojtën interesat e tyre.
“Shqiptaret janë tradhtuar nga subjektet e tyre, që nuk kanë pyetur për ta. I dënuan politikanët shqiptare, që s’mund t’i trajtojnë si robër të tyre”.
Zekiri beson se shqiptarët janë fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve në Maqedoni, që shkruan historinë, duke mos e lejuar Gruevskin të siguroje 63 mandate, që synonte përpara zgjedhjeve.