2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Të gjitha lutjet për njohje nga Izraeli

Më të lexuarat

Rreth 6 milionë euro u dhanë nga buxheti i Republikës së Kosovës për ta rregulluar imazhin e saj nëpër botë. Ishin vitet e para pas pavarësisë dhe, qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, vendosi që përmes një videoje 60 sekondash ta shfaqte Kosovën nëpër botë si një storie suksesi.

Ajo qe planifikuar të transmetohej në gjashtë kanale më të fuqishme ndërkombëtare – CNN, BBC “World News”, “Euronews”, “CNN Turk”, “Bloomberg” dhe “Eurosport”.

Këtë promocion e kishte marrë përsipër ta bënte kompania izraelite “Saatchi dhe Saatchi”. Videoja promovuese për shtetin tonë titullohej “Kosova, The Young Europeans” apo “Kosova, evropianët e rinj”.

Por ndikimi i saj ishte aq i madh saqë nuk ndikoi as te vendi prej nga vinte kompania promovuese që i mori rreth 6 milionë euro – Izraeli, i cili është ndër vendet më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Thaçi: Njohja e Kosovës nga Izraeli është çështje kohësh

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qeverisjes të të cilit u dhanë ato 6 milionë euro, vazhdon ta lusë deklarativisht Izraelin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Thaçi, në kohën sa ishte zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm, në një intervistë për të përditshmen izraelite “Yedioth Ahronoth” kishte thënë se Kosova dhe Izraeli vazhdimisht po shënojnë afrim, duke shtuar se Izraeli e mbështet Kosovën.

Ai nuk kishte harruar ta përmendte edhe të kaluarën historike kur shqiptarët shpëtuan shumë hebrenj gjatë Holokaustit.

“Shqiptarët e Kosovës i kanë shpëtuar bashkatdhetarët e tyre nga komuniteti hebraik gjatë Holokaustit, dhe qeveritë tona inauguruan në Prishtinë një monument kushtuar hebrenjve të vrarë gjatë asaj periudhe. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta në shumë segmente”, kishte thënë Thaçi.

Madje ai kishte thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli është çështje kohe, duke bërë thirrje që kjo të ndodh sa më parë.

“Në do të vazhdojmë të investojmë në raportet e mira mes dy vendeve dhe ne jemi te interesuar në bashkëpunim me Izraelin në fusha të ndryshme”, kishte thënë asokohe Thaçi.

Por njohja ende nuk ndodhi, dhe lutja e Thaçit vazhdon të jetë e njëjtë.

Megjithatë, lutjet vazhdojnë…

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po e ndjek rrugën e lutjeve të Thaçit.

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Veseli ishte takuar me homologun e tij izraelit, kryetar i Knesetit, Yuli-Yoel Edelstei.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i ka cilësuar të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve, por ka shtruar nevojën që këto raporte të avancohen më tej, duke kulmuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Kryetari i Knesetit, Yuli-Yoel Edelstei, e kishte përgëzuar kryetarin e Veseli për arritjet e shtetit të Kosovës, duke premtuar bashkëpunim të ngushtë midis vendeve që përfaqësojnë, por jo edhe për njohjen e Kosovës.

Kryeministri Mustafa ka respekt për lidhjet e Kosovës me Izraelin

MEHDI MULAJ

“Populli i Kosovës ka respekt dhe lidhje të veçantë historike me Izraelin”, i kishte thënë kryeministri Isa Mustafa, ambasadorit të Izraelit në Beograd, Yossef Levy, i cili po qëndronte për vizitë në Kosovë kohë më parë.

Gjatë takimit në Prishtinë, kryeministri Mustafa ka thënë se qeveria dhe populli i Kosovës janë mirënjohës për “përkrahjen e vazhdueshme që Izraeli ka dhënë për Kosovën, në të gjitha fushat”.

Mustafa kishte theksuar “vullnetin e Kosovës për të thelluar edhe më tutje marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy popujve dhe dy vendeve”.

Por ende nuk ka asnjë lëvizje nga Izraeli rreth ndryshimit të qëndrimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Edhe Edita Tahiri i bën thirrje Izraelit ta njoh Kosovën

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, gjatë qëndrimit të saj në Izrael, i ka bërë thirrje këtij shteti që ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Ministrja Edita Tahiri ftoi Izraelin që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Izraeli është një vend perëndimor, një aleat strategjik ShBA-së, prandaj dhe duhet ta ndjekë këtë linjë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke dhënë kontribut për forcimin e paqes në rajon./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit