Hapi i tretë:
“Të gëzohet me afrimin e këtij muaji madhështor.”
Arritja e muajit të Ramazanit është prej mirësive më të mëdha të Allahut, për robin musliman.
Muaji Ramazan është prej muajve dhe kohëve të mirësisë, në të cilin hapen portat e Xhenetit dhe mbyllen portat e Zjarrit.
Ai është muaji i Kur’anit.
Allahu i Lartësuar thotë:
“قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَٰلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ”
Thuaj: ” Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus, 58)
Profeti ﷺ i përgëzonte shokët e tij me ardhjen e muajit të Ramazanit. “Ju erdhi juve Ramazani, muaji i begatë. Allahu jua ka bërë obligim agjërimin e tij. Në të hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit, prangosen shejtanët. Në të ka një natë që eshtë më e mirë se njëmijë muaj. Kush privohet nga kjo mirësi, vëtetë është privuar.”
Hapi i katërt:
“Plotësimi i agjërimit farz, që të ka ngelur pa e kryer nga Ramazani i kaluar”
“Transmetohet nga Ebi Seleme se ka thënë: “Kam dëgjuar Aishen -Allahu qoftë i
kënaqur prej saj- se ka thënë: “Më kishin ngelur pa i plotësuar disa ditë agjërimi të Ramazanit, nuk munda ti plotësoja ato vetëm se në muajin Shaban.”(Buhariu)
/Mesofenetende