TË FLASIM TAMAM..
VJEDHJE është..
të marrësh një çokollatë nga dyqani pa lejen e shitësit.
Por më e madhe është vjedhja e politikanëve nëpër tendera.
Ama më e poshtër është vjedhja e ushqimeve në azilin e pleqve. Ose tek pleqtë që je punësuar për tu kujdesur për ta.
IMORALITET është
Kur njëri shkon me një grua që nuk e ka hallall.
Por Imoraliteti më I madh është kur tradhton shokun tënd që të beson.
Ama më e poshtër është kur burri mohon fjalën e vet.
ZULLUM është
kur ia merr tokën në gjykatë me letra fallco, tjetrit.
Por zullumi më I madh është të shesësh tokën e Atdheut.
Ama shumë e poshtër është tia marrësh shtëpinë vëllait, që ka mbajtur prindërit.
Ndërsa më e keqja ndër të gjitha është PAGANIZMI..
Të shkosh tek falltori është paganizëm dhe pabesim tek Zoti.
Por edhe të adhurosh të gjallët po ashtu është paganizëm.
Por më budallaqe ndër të gjitha të adhurosh diçka që ti e ke bërë me dorën tënde.
Ndërsa më e poshtra është të adhurosh veten tënde. Duke thënë se UNË JAM KY. UNË JAM MË.. UNË DUHET TË KEM KËTË..
Andaj boll më. Jemi njerëz që jetojmë sot e nesër nuk do jemi më këtu.
LE TË BËHEMI TË MIRË..
Eduart Thartori