0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

(Video) Të djathtët ekstremist protestojnë kundër ndërtimit të një xhamie në Francë

Më të lexuarat

Disa dhjetra mbështetës të së djathtës ekstreme në Francë kanë protestuar para një xhamie në ndërtim e sipër në qytetin Poiters, në qendër të Francës. Sipas policisë lokale njoftohet se në sheshin e ndërtimit janë mbledhur kryesisht të rinj, të cilët në duar mbanin një pankartë ku shkruhej “Gjenerata e Identitetit”, por ata kanë hasur në rezistencën e forcave të policisë lokale. Ky grup ka dhe faqen e tij të internetit ku shkruanin se “ ndërtimi i xhamisë së re në Poitiers fton në ripushtim”, duke kujtuar se “së shpejti do të bëhen 1300 vjet qëkur Charles Martel mundi maurët arabë në Poitiers”. Këtë protestë të tyre e ka dënuar ashpër presidenti i Observatorit për luftën kundër islamofobisë në këshillin mysliman të Francës, Abdah Zekri, i cili ka kërkuar që protestat e tyre duhet të ndalen./Start/kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit