22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Siri: Lakhdar Brahimi takohet me presidentin Assad

Më të lexuarat

Televizioni shtetëror sirian thotë se presidenti Bashar al Assad u takua me të dërguarin ndërkombëtar të paqes Lakhdar Brahimi, por nuk dha detaje rreth takimit që u zhvillua sot në Damask.

Brahimi, i dërguari special i paqes i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, i ka nxitur të dyja palët në krizën siriane që të mbështesin armëpushimin gjatë festës myslimane të Kurban Bajramit që nis në 26 tetor.

Si sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ashtu edhe ai i Lidhjes Arabe kanë bërë thirrje për ndalimin e dhunës gjatë periudhës së festës së Bajaramit, për t’i dhënë fund trazirave 19 mujore në vend.

Ndërkaq dhuna ka vazhduar edhe sot në Damask ndërsa presidenti Assad dhe i dërguari i paqes Brahimi takoheshin./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit