2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Të dhënat: si e ka katandisur Çairin shqiptar të Shkupit, “kafshimi” maqedonas

Më të lexuarat

Studiuesi shkupjan Muhamed Jashari ka ofruar një të dhënë shumë interesante lidhur më komunën e Çairit në kryeqytetin maqedonas. Duke qenë në thelb një denoncim politik, për atë se si politika maqedonase e ka ndëshkuar këtë enklavë urbane shqiptare që përbën njëherësh dhe një simbol shqiptar në zemër të Maqedonisë, aty has dhe një kuriozitet po ashtu urban.

Sipas asaj çfarë shkruan Jashari, Çairi renditet tek qytetet me më shumë dendësi në botë dhe kjo jo pa qëllim, pasi është “kafshuar” nga politika anti-shqiptare duke iu hequr copëza të pastra shqiptare me rol identitar në Shkupin historik.

Ja ç’shkruan Jashari:

Rreth 5% e popullsisë së Republikës së Maqedonisë banojnë në Komunën Çair. Komuna Çair me 3.52 km², me 64.773 banorë dhe me 18,400 banorë për km2 (të dhënat e vitit 2002), e bën atë me popullsinë më të dendur në Evropë! Nga rreth 820 milion banorë të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës, çairasit kanë hapësirën më të ngushtë për jetesë!

Kjo i bie që sot, Çairi mund ta krahasohet me qytetet më dendura të botës siç janë: Mumbai 21,000 banorë/km2; Luanda (Indi), 25,000 banorë /km2, Karaçi (Pakistan) 24,000 banorë /km2; Kinshasa(Kongo) 20,000 banorë /km2; Hanoi (Vietnam) 14,708 banorë /km; Syranpur (Indi) 14,000 banorë/ km2, etj.

As pyjet e bukura të Malit të Gazi Babës që fëmijërinë çairasit e kaluan atje, as Kalaja e Shkupit e as pjesët rreth urës së gurit nuk janë më pjesë territoriale e Komunës së Çairit!

Ky është Shkupi i vjetër, që eksponentët e partisë në pushtet thirren. Ata që dje e masakruan Çairin nuk mundet që sot të kërkojnë legjitimitetin e së nesërmes!

Në zgjedhjet e afërta lokale Çairi mbetet një ndër kështjellat e ambicieve elektorale të dy forcave politike, BDI-së që e ka nën zotërim e që kërkon ta mbajë si bastion, dhe BESËS që synon t’ia heq nga duart Ali Ahmetit.

BESA ka arritur një fitore në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit duke marrë shumicën e votave në këtë komunë, një tregues që e ka siguruar shumicën ndër shqiptarët e Çairit, gjë që pritet ta konfirmojë tashmë në garën për zgjedhjet lokale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit