3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Të depresionuar dhe ju me buzëqeshje fallco, mos i ndrydhni ndjenjat, ja zgjidhja

Më të lexuarat

Shumë intelektualë sot nga fusha të ndryshme të jetës kanë simptoma depresioni. Ata ndjejnë shpesh lodhje dhe nuk kanë dëshirë të komunikojnë me të tjerët. Këta njerëz kanë rol të rëndësishëm jo vetëm në familjet e tyre, por edhe në shoqëri. Nëse ata nuk arrijnë të kapërcejnë sfidat psikologjike të depresionit, do të shkaktojnë humbje të mëdha familjare dhe shoqërore. Nëpërmjet këtij materiali analizojmë arsyet e depresionit tek ata që janë të suksesshëm në karrierë.

Ndër simptomat e depresionit përfshihen mungesa e dëshirës për të vepruar, për të komunikuar me të tjerët, pafuqshmëri, lodhja shpirtërore, do të rrish vetëm, ngadalësimi i aktiviteteve mendore, reagimet e ngadalëshme nga stimujt e jashtëm, apati etj. Këto fenomene na paralajmërojnë për rreziqet e melankolisë. Nëse keni disa prej këtyre simptomave, atëherë duhet t’i kushtoni më tepër vëmendje shëndetit tuaj shpirtëror.

Shumë intelektualë shfaqen të buzëqeshur dhe të gëzuar për botën e jashtme si në punë ashtu edhe në shoqëri. Disa prej tyre thjesht sa kanë vendosur një maskë, për të mos i lënë të tjerët të kuptojnë se si ndihen vërtetë. Këta persona ndrydhin ndjenjat e tyre të brendshme. Ata lodhen me kontaktet shoqërore e familjare për të krijuar një figurë perfekte nga jashtë. Buzëqeshja e tyre është në fakt e pavërtetë.

Ndjenjat e tyre të fshehura nuk ikin, por do të gjejnë një mënyrë tjetër për të shpërthyer dhe një prej tyre është depresioni.

Mjekësia moderne nuk jap një konkluzion të qartë për arsyet konkrete të depresionit, por ka theksuar se elementet biologjike, psikologjike, shoqërore etj., kanë ndikim shumë të madh tek lindja e depresionit. Elementet biologjike përfshijnë trashëgiminë, elementet psikologjike përfshijnë karakterin, personalitetin, ndërsa elementet shoqërore përfshijnë ndikimet e jashtme, provokimet e mëdha të mbetura tek kujtimet. Të gjitha këto ndikime mund të jenë arsye për depresion.

Në këtë artikull fokusohemi kryesisht tek ato elemente psikologjike dhe shoqërore, të cilat mund të kontrollohen dhe përmirësohen nëpërmjet përpjekjeve të vetë individit dhe me ndihmën e familjarëve të tij. Ja disa shprehi jo të mira që mund të çojnë në përkeqësimin e depresionit.

1. Pamjaftueshmëria e sporteve

Shumë të prekur nga depresioni nuk kanë asnjë dëshirë për t’u marrë me sport. Ata dëshirojnë të qëndrojnë në shtrat për gjithë ditën. Vullneti i shmangies së ushtrimeve mund të vijë nga puna e papëlqyer dhe mënyra e papëlqyer e jetës së tyre. Në fakt, mungesa e sporteve do ta përkeqësojë më tej shëndetin psikologjik. Sportet e përshtatshme mund të lehtësojnë simptomat e depresionit dhe sugjerohet ecja në këmbë 40 minuta të paktën 3 herë në javë.

2. Pamjaftueshmëria e gjumit

Pagjumësia kronike do të shkaktojë edhe depresion. Fjetja e vonshme, parregullsia e gjumit, konsumi i pijeve energjetike apo kafeinës, mjedisi i zhurmshëm etj., janë arsyet e problemeve me gjumin.

Ata që nuk bien herët për të fjetur, duhet të gjejnë arsyet e pagjumësisë dhe të ngrijnë cilësinë e gjumit. Përveç kësaj, është më mirë që të mos shikoni televizor, luani me kompjuter apo celular para gjumit. Pasdite mos pini kafe dhe mbaheni dhomën e gjumit në errësinë e duhur.

3. Moskomunikimi me të tjerët

Akumulimi i depresionit të largon nga njerëzit. Por qëndrimi i vetmuar mund ta përkeqësojë edhe më tej rëndesën shpirtërore. Nëse një person detyrohet që dita-ditës të nxjerrë nga goja fjalë të pasinqerta si dhe të kontaktojë me persona që ai nuk i pëlqen, atëherë ka shumë shanse që inati apo zemërimi të grumbullohet dhe të rritet dita-ditës.

Prandaj, për të evituar këtë komunikoni me miqtë dhe familjarët tuaj apo me njerëzit që doni më shumë dhe që në bisedat tuaja mbizotëron sinqeriteti. Është i panevojshëm qëndrimi apo diskutimi me personat e padëshiruar, dhe qëndroni më tepër me miqtë e vërtetë.

4. Shqetësime të shpeshta

Kur dikush vuan nga depresioni në kokën e tij mund të lindin shumë ide negative, të cilat mund ta kontrollojnë mendjen e tij. Këto ide negative vijnë nga humori negativ për shkak të pakënaqësisë në punë apo në jetë.

Fokusohuni në gjëra interesante apo aktivitete që ju gëzojnë, për të çliruar tensionin e brendshëm dhe përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes. Ose mbani një ditar, shkruani gjithçka cfarë ndjeni dhe pse e ndjeni atë…Do ta shihni që kjo metodë do të funksionojë me të vërtetë. Ditari do të luajë rolin e psikologut për ju.

5. Shoqërimi me persona depresivë

Sipas studimeve, humori dhe ndjenjat mund të transferohen nga një person tek tjetri. Prandaj, kontaktet me personat depresivë do ta rëndojnë më tej gjendjen, duke përkeqësuar simptomat e depresionit. Si rezultat, duhet të largoheni nga personat pesimistë dhe të shtoni takimet me optimistët. Kështu do të keni përmirësim të gjendjes suaj, pra shoqërohuni më tepër me persona gazmorë.

6. Konsumi i tepërt i ushqimeve të ëmbla

Sipas studimeve më të reja, disa forma depresioni krijohen nga ushqimet që konsumoni. Mjekët theksojnë se konsumi i tepërt i sheqerit nuk i bën mirë organizmin prandaj reduktojeni atë. Nëse ndiheni pa humor konsumoni më mirë çokollatë të zezë.

Po ashtu për të lehtësuar simptomat e depresionit ju sugjerojmë që të konsumoni perime me ngjyrë jeshile dhe të verdhë, të cilat mbrojnë qelizat e trurit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit