1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Të dashur prindër…”. Mesazhi i një shkolle, që duhet ta lexojnë të gjithë

Më të lexuarat

Lexoni më poshtë mesazhin që një drejtori shkolle u ka dërguar prindërve dhe që duhet ta lexojë cilido.

“Të dashur prindër me fëmijë në moshë shkollore

Ju mund të jeni të prirur të krijoni një orar minutë pas minute për fëmijët tuaj. Keni shpresa të mëdha për orë të tëra të mësuari, përfshirë aktivitete në internet, eksperimente shkencore dhe raportime librash. E kufizoni teknologjinë deri sa të jetë bërë çdo detyrë! Por dëgjoni pak…

Fëmijët tanë janë aq të frikësuar, sa edhe ne në këto momente. Fëmijët tanë jo vetëm që mund të dëgjojnë gjithçka që po ndodh rreth tyre, por ata e ndiejnë tensionin dhe ankthin tonë të vazhdueshëm. Ata kurrë nuk kanë provuar diçka të tillë më parë. Edhe pse ideja për të qenë jashtë shkollës për 4 javë tingëllon e mrekullueshme, ata me siguri po përfytyrojnë një kohë argëtuese si pushimet e verës, dhe jo realitetin e të qenit bllokuar në shtëpi, duke mos takuar shokët e tyre.

Gjatë javëve të ardhshme, do të shihni një rritje të problemeve në sjellje me fëmijët tuaj. Qoftë ky ankth, zemërim, apo protestë, se nuk mund t’i bëjnë gjërat normalisht. Kjo do të ndodhë. Do të shihni më shumë acarime, shpërthime dhe sjellje kundërshtuese gjatë javëve të ardhshme. Kjo është normale dhe e pritshme në këto rrethana.

Ajo për të cilën kanë nevojë fëmijët tani, është që të ndjehen të qetësuar dhe të dashur. Kanë nevojë të ndjejnë që gjithçka do të shkojë mirë. Dhe kjo mund të nënkuptojë që ju të grisni orarin tuaj të përsosur, dhe të shfaqni dashurinë për fëmijët tuaj pak më shumë. Luani lojëra tavoline dhe shikoni filma. Gatuani biskota dhe pikturoni fotografitë tuaja. Bëni një eksperiment shkencor së bashku ose gjeni udhëtime virtuale në kopshte zoologjike. Filloni një libër dhe lexojeni së bashku si familje. Përvidhuni nën batanije të ngrohta dhe mos bëni asgjë.

Mos u shqetësoni që ata mund të mbeten prapa në shkollë. Çdo fëmijë është në të njëjtën varkë dhe të gjithë do të jenë në rregull. Kur të rikthehemi përsëri në shkollë, të gjithë do t’i korrigjojmë dhe do t’i ndjekim aty ku janë me mësimet. Mësuesit janë ekspertë në këtë! Mos kërkoni grindje me fëmijët tuaj, sepse ata nuk duan të bëjnë matematikë. Mos u bërtisni fëmijëve tuaj, sepse nuk po ndjekin orarin. Mos i detyroni të bëjnë 2 orë mësime, nëse ata rezistojnë.

Nëse ka një gjë të rëndësishme që t’ju kujtojmë, ajo është: në fund të gjithë kësaj, shëndeti mendor i fëmijëve tuaj do të jetë më i rëndësishëm sesa aftësitë e tyre akademike. Dhe mënyra se si janë ndjerë gjatë kësaj kohe do të mbetet me ta edhe për shumë kohë, edhe pasi kujtesa për ato që bënë gjatë këtyre 4 javëve do të jetë zhdukur. Kështu që mbajeni mirë në mendje këtë gjë, çdo ditë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit