3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Të biesh në gjumë herët rregullon presionin e gjakut

Më të lexuarat

Hulumtimi i bërë në Universitetin e Harvardit ka treguar se shkuarja në gjumë një orë më herët se zakonisht, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkujt dhe femra, të cilët gjatë natës kishin fjetur shtatë apo më pak dhe të cilët kishin filluar t’i tregojnë shenjat e para të presionit të gjakut.
Gjatë 6 javësh, 13 nga 22 vullnetarët u ishte dashur të shkojnë një orë më herët në gjumë se sa zakonisht e të tjerët në kohën e zakonshme. Shtypja e gjakut tek personat që më herët kishin shkuar në gjumë ishte ulur dukshëm në krahasim me ata që shkonin në gjumë pa ndryshuar orarin.
Mungesa e gjumit dhe jeta stresuese ndërlidhen me rrezikun e shtuar për presion të lartë të gjakut. Ky hulumtim është njëri ndër të parët, i cili ka vërtetuar se presioni i gjakut mund të rregullohet me orar të shtuar të gjumit./aonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit