11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Erdogan vazhdon programin e tij në Rusi

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan viziton Rusinë.

Në kuadër të programit të kontakteve në Rusi fillimisht Kryeministri Erdoan u takua me Presidentin Vladimir Putin.

Putin u shpreh se marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë përparojnë me një ritëm të bukur edhe pa pasur kontakte direkte, kurse Kryeministri Erdoan në deklaratën e shkurtër që bëri para takimit zyrtar e falënderoi Putin.

“Ka hapa që duhet ti hedhim së bashku. Kam binden se do të bisedojmë për këto plane të përbashkëta”, cilësoi Erdoan.

Pas takimit kokë më kokë në Shën Petërburg të dy liderët do të drejtojnë mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi (Mbledhja e Përbashkët e Qeverisë së Turqisë dhe Rusisë).

Në kuadër të bisedimeve do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme ndërmjet dy vendeve.

Në vizitën që është duke realizuar në Rusi Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutollu, Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Taner Jëlldëz, Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Omer Çelik, Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit Binali Jëlldërëm.

Në kuadër të kontakteve krahas marrëdhënieve dypalëshe do të bisedohet edhe çështjet rajonale.

Liderët do të shkëmbejnë mendimet në veçanti në lidhje me zhvillimet në Siri dhe Egjipt.

Kryeministri pas përfundimit të kontakteve në Rusi në darkë do të kthehet me avion në Trabzon./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit