5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Të avokosh Izraelin në një konferencë për raportet shqiptaro-turke

Më të lexuarat

Zgjedhja jo diplomatike e një diplomati karriere…

Në një konferencë me theks shkencor në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-turke, mbajtur në Hotel Tirana, një diplomat karriere i përcolli audiencës narrativën e Perëndimit mbi vatrën e nxehtë të Gaza-s, duke bërë avokatinë e Izraelit me tofjalëshin standart ushtarako-politik, më të diskutueshëm se kurrë për nga abuziviteti, “të drejtën e vetëmbrojtjes”.

Ky ishte Kastriot Robo, i njohur si ambasador në disa shtete në post-komunizëm, përfishë dhe Turqinë, por kaq, jo si një emër imponues në diplomaci, fjala vjen me vepra të mirëfillta në këtë fushë. Aktualisht ushtron një post në Ministrinë e Jashtme.

Zgjedhja që t’i mëshon avokatisë së Izraelit në një audiencë me prani dhe të zyrtarëve turq, bash në momentin kur Turqia po përdor një gjuhë të ashpër ndaj shtetit hebre, njëherësh duke devijuar nga fokusi kryesor i konferencës, vështirë të quhet art diplomatik. Ngjante si sfidim i hapur, madje deri në fyerje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit