1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës

Më të lexuarat

“Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës.” – Allahu i Madhëruar e përsërit këtë të vërtetë, për ta përforcuar faktin se vetëm Atij i takon pushteti e sundimi i qiejve, i Tokës e gjithçka mes tyre. Nën sundimin e Tij janë të gjitha ushtritë dhe Ai do t’i ndihmojë gjithmonë ata që luftojnë për të lartësuar fenë dhe fjalën e Tij. Askush nuk mund t’i mposhtë ushtarët e Zotit, besimtarët e sinqertë të Tij , sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Premtimi Ynë u është dhënë më parë robërve Tanë të dërguar, se ata sigurisht që do të ndihmohen dhe se ushtria Jonë do të jetë ngadhënjyese!” [Saffat 171 – 173].

P“Allahu është Ngadhënjyesi e i Urti.” E si mund të fitojë kush kundër ushtrisë së Allahut, që është El-Aziz – Ngadhënjyesi, i Fuqishmi, Krenari e Nënshtruesi i gjithçkaje?! Por Ai është edhe El-Hakim – i Urti, që çdo gjë e ka krijuar me një funksion e qëllim, sipas urtësisë së Tij.

Tefsir nga Shejh Sa’di (Ajeti 7 nga Sureja Fet’h)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit