- Ta arrijmë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.
- Pasimi i Muhamedit, alejhi selam.
Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I Dërguari i Allahut agjëronte të hënave dhe të enjteve.” (Transmeton Tirmidhiu, Nesaiu, iben Maxheh, Shejh Albani ka thënë : hadithi është sahih)
- Të na largoj Allahu fytyrat tona nga zjarri i Xhehenemit 100 vite.
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu ia largon fytyrën e tij nga zjarri i Xhehenemit 100 vite.” (Es-silsiletu-sahihah 6\ 2565)
- Që Allahu të bëjë mes teje dhe zjarrit një hendek sikur mes qiellit dhe tokës.
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu do të bëjë mes zjarrit dhe atij një hendek sikur mes qiellit dhe tokës.” (Hadithi është: hasen, Es-silsiletu-sahihah 2\563)
- Të ndërmjetësoj agjërimi për ty në Ditën e Gjykimit.
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë në Ditën e Gjykimit, agjërimi thotë: “O Zot e kam ndaluar nga ushqimi dhe epshi, më bëj të ndërmjetësoj për atë, e Kurani thotë: “E kam ndaluar nga gjumi gjatë natës, më bëj të ndërmjetësoj për atë.” dhe kështu ndërmjetësojnë. (Zinxhiri është i saktë. Transmeton Imam Ahmedi 2\174)
- Do të hysh nga dera Er-Rejan në Ditën e Gjykimit.
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Në Xhenet është një derë që quhet Er-Rejan nga ajo hyjnë në Ditën e Gjykimit vetëm agjëruesit, dhe nuk do të hyjë askush tjetër pos tyre; u thuhet: “Ku janë agjëruesit?” Ngrihen, dhe askush pos tyre nuk mund të hyjë, e kur hyjnë mbyllet dhe nuk hyn askush.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
- Me shpresë se do ta mbyllësh ditën duke qenë agjërueshëm dhe të hysh në Xhenet.
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush vdes duke agjëruar do të hyjë në Xhenet.” (Transmeton Bezzar , hadithin e ka vërtetuar shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, në Sahihul-xhami 6224)
- Të ngrihen punët e tua duke qenë ti agjërueshëm.
Usame b Zejd, Allahu qoftë i kënaqur me atë, ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut që agjëronte të hënën dhe të enjten dhe e kam pyetur? Më tha: Vërtet veprat i shfaqen Allahut ditën e hënë dhe të enjte, dhe dua që ato të ngrihen duke qenë unë agjërueshëm.” (Tranmseton Buhariu)
Përktheu: Valdet Kamberi