4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

TDV shpërndan ndihma në Shqipëri

Më të lexuarat

Krahas ndihmave për shtresa dhe vende të ndryshme, TDV ka dhënë ndihma edhe për anëtarët e Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë

TIRANË (AA) – Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë(TDV), ka shpërndarë ndihma në Shqipëri, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Krahas ndihmave për shtresa dhe vende të ndryshme, TDV ka dhënë ndihma edhe për anëtarët e Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë.

Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, kryetari i kësaj shoqate, Shefqet Taku, ka falënderuar për ndihmat Fondacionin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe ka vënë theksin tek miqësia shekullore shqiptaro-turke, që sipas tij ka qenë “dy popuj një shpirt, dy popuj një mendje dhe dy popuj një familje.”

Ndërsa në fjalën e tij, zëvendës Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Cem Baş ka thënë se muaji i Ramazanit është muaji i unitetit, ndihmës reciproke dhe solidaritetit me njëri-tjetrin.

“Është muaji kur ne ndahemi nga gjërat dhe veset e këqija. Është muaji ku ne përjetojmë vlerat dhe mirësinë më të larta të sjella nga feja Islame. Për këtë arsye unë jam shumë i lumtur që jam sot këtu midis jush”, ka thënë ai dhe më pas ka shtuar se Turqia është një vend mik i vërtetë i Shqipërisë.

“Të gjithë ne si shtetas turq që ndodhemi në Shqipëri jemi gjithmonë pranë këtij vendi. Shqipëria dhe shqiptarët kanë një vend të veçantë tek ne. Nuk e kemi ndjerë kurrë veten si në një vend të huaj këtu. Dhe në Turqi ka të njëjtat mendime në lidhje me këtë”, ka thënë Baş.

Sipas informacioneve të marra nga zyra e Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, TDV shpërndan në qytetet Tiranë dhe Shkodër 880 pako ushqimore me rastin e muajit të Ramazanit, si dhe do të japë iftar për rreth 1000 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit