-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Taxhikistani mobilizon 20,000 rezervistë “për të mbrojtur kufirin” me Afganistanin

Më të lexuarat

Republika e Taxhikistanit po mobilizon 20,000 rezervistë për të mbrojtur kufirin e saj me Afganistanin më shumë se 900 kilometra të gjatë.

Kjo u urdhërua nga presidenti Emomali Rahmon pasi më shumë se 1.000 ushtarë afganë ishin larguar nga luftëtarët islamikë talibanë në ish republikën Sovjetike deri të hënën herët, përcjell Telegrafi.

Ky thuhet të jetë numri më i madh i njerëzve deri më tani në një ditë që kishin ikur nga frika për jetën e tyre në Afganistan.

Trupat kufitare të Taxhikistanit kishin thënë se ata i kishin lënë njerëzit të futeshin në vend si një shenjë e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ndryshe, talibanët janë në avancim në Afganistanin verior dhe kanë marrë nën kontroll rrethet e shumta atje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit