2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Tauland Mukës e të besdisurve të tjerë sikur ai

Më të lexuarat

Është bërë trend i kohëve në të cilat jetojmë, që gjithëçfar robi që do të marrë vëmendjen e opinionit, apo do të jetë dikushi, patjetër duhet të hedhë vrerë mbi Islamin, muslimanët dhe institucionet e tyre.
Mesa duket së fundmi këtë e ka kuptuar dhe Taulanti i cili ndoshta nuk i zgjati fama aq shumë me sulmin e diplomave falso ndaj shtetarëve -për të cilat bën mirë që i denoncon-, ndaj tashmë i është mbërthyer avazit të islamofobëve të cilët duan emër apo vëmendje, pavarsisht se çnxjerrin e mbroçkullisin; e rëdësishme është të atakojnë Islamin që të jenë dikushi!

Por Taulanti si një doktor i edukuar jashtë Shqipërisë, kam frikë se atë që duhet ta bëjë shteti e kërkon gjetiu. Në fakt shteti është i fortë dhe i egër për ta bërë armik të vazhdueshëm, ndaj dhe shpesh për të mos u harruar nga ndjekësit, duhet që patjetër të flasësh e bësh zhurmë, të gjesh një armik; ndaj dhe Taulanti tashmë ka zgjedhur të atakojë xhamitë, madje dhe vetë Islamin!
Por Taulanti dhe të tjerë të besdisur sikur ai, harrojnë -ose bëjnë gjoja- për rolin që ka luajtur dhe luajnë xhamitë në edukimin e brezave.
Xhamitë kanë qënë djepet e para të mësimit, myftinjtë dhe hoxhallarët ndër mësuesit e parë.
Edhe sot, xhamitë nuk janë vetëm vend falje, porse janë edhe shkolla edukimi, për brezat, sidomos rininë që po na merr rrugët dhe e cila ka nevojë për prehje, sidomos në këto kohë të egëra dhe pa shpresë.
Nuk është faji i xhamive që në fshatra shteti nuk investon.
Nuk është faji i xhamive që arsimi është bërë kumar dhe lënë mbas dore qëllimisht për ti shërbyer interesave të caktuara -të cilat ti i di fort mirë-.
Nuk ta kanë fajin xhamitë për mëkatet e shtetit.

Por, ndoshta ti ske faj se me të dëgjuar i ke, nuk ke hyrë ndonjëherë në xhami e të dëgjosh recitimin e Kuranit, ajeti i parë i të cilit është: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. Lexo për Zotin tënd Bujar! Është Ai që ua mësoi penën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. Sure Alak: 1-5.
Taulanti ndoshta nuk ka dëgjuar se profeti ynë i dashur Muhamedi -alejhi selam- ka thënë: “Kërkimi i dijes është detyrë për çdo musliman”.
Pra o Taulant, vendi ynë nuk ka dëm nga xhamitë, dhe nuk janë ato shkaku i mos arsimimit të duhur të shqipëtarëve -përkundrazi, xhamitë nxisin për dije-, porse janë pikërisht ato dëshmitë falco, apo njerëzit që vjedhin mundin e të tjerëve e më pas bëhen ministra e hartojnë ligje, edhe mbi vetë arsimin.
Taulant, ishe mirë ke denoncimi i paaftësisë në arsim; ishe mirë ke denoncimi i shtetit për lënien e arsimit në dorën e mediokërve injorant, ndaj nëse do të gëzosh respekt, bëje atë punë që din vërtet ta bësh si duhet. Mos u merr me xhamitë sepse ato, mësojnë, edukojnë dhe pasurojnë shpirtërat me qetësinë e munguar; mbo të gjitha ato janë ndërtuar mbi mesazhin “LEXO MËSO”.

Bledar Tefik Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit