4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tarraca strehë droge, shtëpia “dyqan”

Më të lexuarat

Fshinin drogën në një lavanderi të sajuar në tarracë dhe brenda saj u gjetën 800 gramë kokainë e ndarë në doza të posaçme për tu shitur.Siç raporton noa.al, të prangosur për këtë rast janë dy emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë në Romë të Italisë, të moshës 35 dhe 39 vjeçare.

Nga ana e policisë thuhet se dy të ndaluarit janë me precedentë penalë dhe shkak për kapjen e tyre u bë fakti se në banesën e tyre futeshin në vazhdimësi përdorues droge dhe kjo kishte ngjallur kureshtjen e policisë.

Duke ndjekur një klient të tyre policia e bllokoi atë në dalje të banesës dhe së bashku me të trokitën në derën e shqiptarëve ku gjatë kontrollit u sekuestrua edhe lënda narkotike.

Në bazë të hetimeve rezultoi se dy shqiptarët përdornin banesën e tyre si vendin ku tregtonin drogën, duke pasur bindjen se nuk do dyshoheshin kurrë për aktivitetin e tyre dhe se klientët ishin “miq”. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit