1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Tarifat hakmarrëse” me SHBA-në, BE merr vendimin…

Më të lexuarat

Pështjellimet që solli dikur vendimmarrja e Trumpit mes dy aleatëve


Bashkimi Evropian do t’i japë fund tarifave ndaj mallrave amerikane deri në fund të marsit 2025, të cilat Brukseli i vendosi si përgjigje ndaj tarifave të Uashingtonit ndaj çelikut dhe aluminit nga BE.

Ky informacion është publikuar të martën në faqen zyrtare të Unionit, transmeton Reuters.

Brukseli vendosi të përmbahet nga tarifat bazuar në një marrëveshje me SHBA-në, në të cilën Uashingtoni u zotua të pezullojë gjithashtu tarifat e veta prej 25 përqind për çelikun evropian dhe taksat 10 përqind për aluminin e BE-së.

Tarifat amerikane për çelikun dhe aluminin nga BE-ja u prezantuan në vitin 2018 nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Uashingtoni ka rënë dakord më parë të pezullojë tarifat e tij për çelikun dhe aluminin evropian për dy vjet, duke filluar nga janari 2022, dhe t’i zëvendësojë ato me kuota.

Sistemi i kuotave të SHBA-së lejon që deri në 3.3 milion ton çelik të BE-së dhe 384,000 ton alumin të importohen në SHBA pa taksa, ndërsa sasi të tjera i nënshtrohen detyrimeve.

Komisioni Evropian është ankuar se sistemi i kuotave amerikane është i ngurtë, por këtë mosmarrëveshje do ta zgjidhin politikanët që do të jenë në pushtet pas zgjedhjeve të BE-së dhe SHBA-së. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit