0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Tanzania me presidente, pas vdekjës së presidentit Magufuli

Më të lexuarat

Samia Suluhu Hassan është betuar si presidentja e parë femër e Tanzanisë pas vdekjes së John Magufulit. Ish-nënkryetarja mund të jetë një figurë krejt tjetër drejtuese sesa paraardhësi i saj.
Samia Suluhu Hassan u betua si presidente e Tanzanisë në Dar es Salaam të premten, duke bërë historinë si gruaja e parë që mban postin më të lartë në vendin e Afrikës Lindore.

Përurimi i 61-vjeçares vjen dy ditë pasi ajo njoftoi vdekjen e Presidentit John Magufuli.

‘Koha për të qëndruar së bashku’

Në fjalimin e saj të parë publik si presidente, Suluhu Hassan – e cila njihet si Mama Samia – tha se ishte një ditë e vështirë në karrierën e saj politike.

“Sot kam bërë një betim ndryshe nga herave tjera në në karrierën time,” tha ajo. “Ato u mbajtën me gëzim. Sot unë bëra betimin duke mbatur zi”.
Sidoqoftë ajo siguroi Tanzanasit se Magufuli, “të cilit gjithmonë i pëlqente të jepte mësim”, e kishte përgatitur atë për detyrën përpara dhe kishte inkurajuar unitetin kombëtar.

“është koha për t’u bashkuar,” tha ajo. “është koha të varrosim dallimet tona, të tregojmë dashuri me njëri-tjetrin dhe të shohim përpara me besim.”

Suluhu Hassan do të përfundojë mandatin e dytë pesë-vjeçar të Magufulit të ndjerë, i cili filloi atë në tetor të vitit 2020 pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme. /Mesazhi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit