2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Tani e kuptova çështjen Palestineze!

Më të lexuarat

Dialogu që ka ndodhur mes Mbretit Fajsal bin Abdul Aziz dhe Gjeneralit Charl De Gool, rreth çështjes Palestineze!
Këtë ngjarje e tregon Dr Maruf ed Deualijbi dhe e fillon duke thënë:
Në bisedë e sipër Charl De Gol tha: Njerëzit po flasin, se ju madhëri doni ti hidhni Izraelitët në det, ndërkohë që çështja Izraelite është bërë fakt i kryer dhe askush në botë nuk pranon të tjetërsohet ky fakt i kryer.
Mbreti Fajsal ia ktheu: Hirësia juaj, unë habitem me fjalët e tua, sepse edhe Hitleri e pushtoi Parisin dhe pushtimi i tij ishte fakt i kryer! E gjithë Franca u dorëzua, përveç teje, ti u largove bashkë me ushtrinë Angleze dhe e vazhdove rezistencën tënde ndaj këtij fakti të kryer, derisa e thyet. Pra edhe ti nuk u dorëzove para një fakti të kryer, e as populli yt nuk qëndroi duarkryq. Prandaj unë habitem me ty tani se si më kërkon që ta pranoj këtë fakt të kryer!!!
Hirësi, mjerë për të dobëtin kur e pushton një i fortë dhe pastaj shkon i kërkon rregullin e artë Gjeneralit De Gol, se pushtimi kur bëhet fakt i kryer atëherë kthehet në pushtim legjitim…
De Gol u mahnit nuk zgjuarsia e Fajsalit, ndërroi tonin e zërit dhe tha: Madhëri, Hebrejtë thonë se Palestina është vatani i tyre dhe se gjyshi i tyre i madh Izraeli, ka lindur aty!
Mbreti Fajsal i tha: Hirësi, unë të admiroj sepse je njeri fetar që i beson fesë tënde dhe padyshim e ke lexuar librin e shenjtë…
A nuk e ke lexuar aty se Hebrejtë kanë ardhur nga Egjipti? Pra erdhën si luftëtarë dhe pushtues. Ata dogjën qytete, vranë burra, gra dhe fëmijë. Atëherë si mund të thuash se Palestina është vendi i tyre ndërkohë që ajo ishte i Kenanëve Arabë, ndërsa Hebrejtë ishin pushtues. A kërkon që të ripërsëritet kolonizimi të cilin Hebrejtë e realizuan para 4000 vitesh??!!
Pse nuk e rikthen Roma pushtimin e Francës, i cili ka ndodhur para 3000 vitesh? A është e udhës që të ribëjmë hartat për shkak të interesave Izraelite dhe të mos i ribëjmë për interesat e Roamkëve!?
Ne Arabët, kemi jetuar 200 vite në jug të Francës, ndërkohë që Hebrejtë nuk kanë qëndruar në Palestinë më shumë se 70 vite sepse u dëbuan prej saj…
De Gol tha: Po, por ata thonë se babai i tyre i madh ka lindur atje!
Fajsal i tha: E çuditshme!!! Në këtë moment, në Francë janë 150 ambasada të huaja dhe shumica e ambasadorëve shtohen më fëmijë pikëirsht këtu në Paris. Nëse të gjithë këta fëmijë një ditë do të bëheshin kryetarë shtetesh dhe të vinin e të kërkonin të drejtën e vendit të lindjes në Paris, do thonim atëherë: Sa i mjerë do të ishte Parisi, sepse nuk e di kujt do ti takojë?!!
De gool heshti, i ra ziles së recepsionit, thirri Pompidoun që priste jashtë bashkë me Rashad Firaun dhe i tha: Tani e kuptova çështjen Palestineze! Ndalojeni eksportin e armëve për në Izrael. Atë kohë Izraeli luftonte me armë Franceze dhe jo Amerikane!

Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit