2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Tallja me ezanin. Besimtarët kërkojnë sqarime nga pronarët e lokalit

Më të lexuarat

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në një lokal afër stadiumit Dinamo në Tiranë. Lokali i quajtur, Corner Comedy Club, i cili është i njohur në zonë për frekuentimin e tij nga komuniteti LGBTQI, ka shpërndarë një video ku ka përdorur ezanin për të bërë humor. Kjo nga besimtarët, është parë si tallje dhe fyese ndaj fesë islame dhe ndaj ritualeve të saj dhe për pasojë ka pasur irritime të shumta nga besimtarët të cilët reaguan ashpër në komente në rrjetet sociale. Gjithashtu hoxha i njohur Ahmed Kalaja ka reaguar, duke e dënuar ashpër këtë veprim. Përtej kësaj një grup besimtarësh kanë shkuar tek ky lokal për t’u kërkuar administratorëve të këtij lokali që të distancohen dhe të kërkojnë falje. Pas këtyre reagimeve, lokali ka tërhequr videon nga rrjetet sociale dhe ka thënë se nuk ka pasur për qëllim për të ofenduar fenë apo besimtarët dhe se u vjen shumë keq për këtë keqkuptim.

Shprehja e pendesës nga lokali, e cila nuk është pasuar me kërkim falje, nuk kanë mjaftuar për besimtarët, të cilët kanë vazhduar të kërkojnë kontakt me administratorët e lokalit dhe kanë qëndruar rreth këtij lokali. Administratorët e lokalit kanë mbyllur lokalin dhe kanë deklaruar se kanë marrë kërcënime të shumta në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë organet e shtetit nuk kanë bërë asnjë reagim dhe nuk kanë marrë asnjë masë ndaj këtij akti, i cili ka shkaktuar irritim te muslimanët. Asnjë reagim nuk ka pasur as nga Komuniteti Musliman, i cili është totalisht indiferent ndaj shfaqjeve islamofobe në shoqërinë dhe në mediat shqiptare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit