0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Talebanët shpallin festë zyrtare ditën kur ushtari i fundit amerikan u largua nga Afganistani

Më të lexuarat

31 gushti është shpallur festë zyrtare në të gjithë vendin, ditë kjo në të cilën ka përfunduar pushtimi i Afganistanit me tërheqjen edhe të ushtarit të fundit të huaj

Administrata talebane në Afganistan ka festë zyrtare ditën kur nga vendi u largua ushtari i fundit i huaj, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra e administratës së qeverisë përkohshme talebane, u njoftuan vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave.

Sipas kësaj, bëhet e ditur se 31 gushti është shpallur festë zyrtare në të gjithë vendin, ditë kjo në të cilën ka përfunduar pushtimi i Afganistanit me tërheqjen edhe të ushtarit të fundit të huaj.

Konfliktet mes palëve në muajt e verës 2021 u intensifikuan pas dështimit të bisedimeve të paqes që vazhduan mes qeverisë afgane dhe talebanëve ndërsa talebanët filluan të marrin një e nga një kontrollin e qyteteve të Afganistanit.

Paralelisht me këtë edhe forcat e huaja që ndodheshin në Afganistan nën strukturën e NATO-s përshpejtuan tërheqjen e ushtarëve të tyre.

Në këtë mënyrë pushtimi i SHBA-së në Afganistan i cili filloi më 7 tetor 2001, përfundoi më 31 gusht 2021 me tërheqjen edhe të ushtarit të fundit të SHBA-së.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit