7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Talebanët, ftesë anti-talebanëve: Kthehuni, jetoni të qetë!

Më të lexuarat

Bisedime të pazakonta në Teheran mes armiqsh

Qeveria talebane në Afganistan zhvilloi bisedime me udhëheqës të lartë të lëvizjes anti-talebane gjatë fundjavës, thanë talibanët të hënën.

Gjatë bisedimeve në Teheran, të parat e këtij lloji, liderëve të aleancës anti-talebane iu tha se mund të ktheheshin në Afganistan dhe iu premtua siguria, tha ministri i Jashtëm në qeverinë talebane Amir Khan Mutaki.

Aleanca anti-talebane, e njohur si Fronti i Rezistencës Kombëtare, udhëhiqet nga Ahmed Massoud, djali i luftëtarit anti-taleban Ahmad Shah Massoud, i cili u vra në vitin 2001.

Grupi u ribashkua pasi talebanët pushtuan Kabulin pa luftë në mes të gushtit, kur Ahmed Massoud-it iu bashkua ish-guvernatori i provincës perëndimore të Heratit, Ismail Khan.

Pas marrjes së pushtetit më 15 gusht dhe tërheqjes së forcave të SHBA-së dhe NATO-s nga Afganistani, luftëtarët anti-talebanë rezistuan në Luginën e Panjshirit për javë të tëra, por u mundën nga talebanët.

Që atëherë, ka pasur raporte për hakmarrjen e talebanëve kundër Panjshirëve, më të shumtët në rajon dhe shtylla kurrizore e aleancës së rezistencës.

“Ata mund të kthehen në Afganistan dhe të mos shqetësohen”, tha Mutaki në një video të dërguar në media, por deri më tani nuk ka komente nga lëvizja anti-talebane. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit