Talebanët afganë e kanë quajtur Princin Harry frikacak për faktin që ai e krahasoi hapjen e zjarrit kundër militantëve me lojrat në kompjuter (videogame).
Në një intervistë të dhënë ditën e fundit të qëndrimit të vet 4-mujor në Afganistan, Princi tha se duke qenë piloti i dytë i një helikopteri luftarak, ai kishte marrë pjesë në operacione luftarake. Ai vuri në dukje se për goditjen në shenjestër të objektivave atë e ndihmojnë lojrat kompjuterike me luftë.
Aktivistët britanikë për paqen e dënuan Princin për këtë deklaratë dhe e cilësuan atë si arrogant dhe të pandjeshëm.