11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Egjipti dhe Tunizia kundërshtojnë ndërhyrjen ushtarake të Francës në Mali

Më të lexuarat

Autoritetet e Egjiptit dhe të Tunizisë kanë kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake të Francës në Mali.
Presidentët e Egjiptit dhe Tunizisë përkatësisht z. Muhamed Morsi dhe z. Munsef Marzugi, duke dënuar sulmin ushtarak të Francës në Mali kanë thënë se në asnjë mënyrë nuk mund të pranojnë ndërhyrjen ushtarake në këtë vend. Sipas tyre vendet e implikuara në këtë sulm, në vend që të shpenzojnë në ndërhyrjet ushtarake duhet të investojnë për zhvillimin e këtij vendi. Presidenti i Tunizisë, z. Marzugi ka kërkuar zgjidhje politike të krizës në Mali dhe është i mendimit se ndërhyrja ushtarake në këtë vend vetëm sa bëhet shkak për thellimin e krizës. Ndërkohë Liga Afrikane ka rënë dakord për shtyrjen edhe për 2 vjet të misionit trajnues për forcat e armatosura dhe të rendit në Somali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit