22 veta kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë të lënduar pas eksplodimit që ndodhi në Mançester gjatë një koncerti.
Është spekuluar se është sulm terrorist, por akoma nuk ka fjalë përfundimtare. Disa menjëherë kanë filluar të mallkojnë muslimanët për këtë incident të tmerrshëm.
Në përgjigje njerëzit kanë shfaqur historinë e vozitësve të taksive në Mançester (shumica që janë musliman) duke ofruar shërbim pa pagesë për ata që janë të prekur nga ky incident, përcjell KohaIslame.
Njëri ka postuar: “Muslimanët duhet mallkuar” – Kur në realitet taksistët Musliman janë duke ofruar shërbime pa pagesë dhe doktorët Musliman janë duke punuar edhe natën për të shpëtuar jetë.
Tjetri ka shkuar: “Përpara se të spekuloni për muslimanët përsëri, taksitë Musliman janë duke i quar njerëzit në destinacione të ndryshme pa pagesë, që njerëzit e Mançesterit të jenë të sigurt”.
Mesazhi kryesor ka qenë që pa marrë parasysh incidente të tilla ato nuk duhet lënë asnjëherë të na përçajnë neve. Në kriza të tilla ajo çfarë ne bëjmë është se shfaqim se kush jemi ne në të vërtetë. Në këtë kohë duhet të qëndrojmë bashkë për të ndihmuar si të mundemi njëri tjetrin./KohaIslame.com/