Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Mehmet Görmez, tha se “të gjithë muslimanët në botë para se të dërgojnë haxhinjtë këtu, më parë duhet të përqendrohen në trajnimin e tyre”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në “Takimin e Kryetarëve të Organizimeve botërore të Pelegrinazhit të Haxhit”, të mbajtur nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë Diyanet morën pjesë përqfësuese nga rreth 40 vende.
Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Mehmet Görmez, fjalimin e tij e nisi me një lutje për haxhinjtë që humbën jetën në tragjedinë e Mina-së dhe më pas ai shprehu ngushëllimet e tij për për ata që humbën jetën në këto ngjarje tragjike.
Görmez, duke shpjeguar se është një gëzim ky takim i Kryetarëve të Organizimit të haxhit të vendeve Islame në këtë ditë Bajrami, por se për shkak të ngjarjeve tragjike të gjithë i kanë zemrat të mbushura me pikëllim ka theksuar domosdoshmërinë për rinisjen e një mobilizimi të mëshirës kundrejt muslimanëve.
Görmez, vuri në dukje dëshirën që muslimanët të kryejnë mirë punët e tyre. Ai tha gjithashtu se “Adhurimi i haxhit i Ummetit Islam qëndron përballë nesh si një shpresë në ditët e vështira. Por ne duke përjetuar këtë shpresë, përjetuam një pikëllim. Fillimisht uroj që mëshira e Allahut të jetë mbi vëllezërit tani që humbën jetën në Mina. Lus Allahun që ata që humbën jetën edhe në ngjarjen e vinçit edhe në Mina ti pranojë mes martirëve”.
Mehmet Görmez, ka vazhduar fjalën e tij si më poshtë:
“Adhurimi i haxhit ëshët një adhurim që nuk lejohet as edhe prekja e një mushkonje, apo të një insekti. Por nuk mund të ketë ndonjë shpjegim të arsyeshëm vdekja e mbi 700 vëllezërve tanë gjatë këtij adhurimi çfarëdoqoftë shkaku i sajë. Unë nuk akuzoj asnjë vëlla dhe askënd. Por po shprehem në tërësi për të gjithë muslimanët. Ne muslimanët duhet të qëndrojmë me doemos mbi vlerat që i japim njerëzve. Të gjithë muslimanët në botë para se të dërgojnë këtu haxhinjtë fillimisht duhet të qëndrojnë mbi trajnimin e tyre. Ne duhet ti ndihmojmë akoma edhe më shumë vëllezërit tanë që na presin çdo vit këtu. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të gjthë përfaqësuesit e vendeve të botës islame. Ne muslimanët duhet të rinisim një mobilizim të mëshirës kundrejt njëri tjetrit”.
Në takimin ku Somalia, Sudani dhe Jordania morën pjesë në nivel ministror theksohet se morën pjesë edhe përfaqësues nga Rusia, Sllovenia dhe Palestina.