9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Takimi me Kurtin, Escobar: Dështova ta bind!

Më të lexuarat

Dinari, Prishtina stoike përballë SHBA-së

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Escobar tha se nuk pati sukses për ta bindur Kurtin për këtë pjesë. Ai ka shtuar se SHBA, BE dhe qeveria e Kosovës po punojnë për një zgjidhje më afatgjat, që u përshtatet nevojave.

“Unë i kërkova kryeministrit ta ndalonte vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, ka deklaruar Escobar.

Ndërkohë, ditën e djeshme pas takimit të mbajtur me Qeverinë e Kosovës, emisari amerikan deklaroi për mediat se kryeministri i Kosovës i ka premtuar se do të shqyrtojë disa prej të tij që kanë të bëjnë me çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

Ai tha se askush nuk mund të mos preket kur dëgjon se si pjesa më e cenueshme e shoqërisë nga komuniteti serb po ndikohet nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave në Kosovë.

“Kryeministri e pranoi këtë dhe premtoi se do të shikonte disa nga propozimet që ia paraqita sot”, tha Escobar pas takimit gati dy orësh që zhvilloi me Kurtin.

“Të jem i sinqertë, këto sfida janë për shkak të trajtimit tani që po i bëhet minoritetit serb. Është për keqardhje që duhet të kalojmë nëpër këtë situatë. Por, rregullorja e BQK-së për dinarin ka shkaktuar probleme për disa prej qytetarëve e këtij shteti dhe jemi shumë të shqetësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje, por mendoj se është një çështje urgjente humanitare të cilën duhet ta adresojmë menjëherë”, tha Escobar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit