8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Takimi i radhës mes Putin dhe Erdogan

Më të lexuarat

Bashkëpunimi bërthamor, tema kryesore mes dy lidërve

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan të mërkurën për të diskutuar çështje dypalëshe dhe globale në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, në kuadër të Samitit të 24-të të Krerëve të Shtetit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

“Ne po flasim gjithashtu me Rusinë për termocentralin bërthamor në Sinop. Unë besoj se do të ndërmarrim hapa seriozë në këtë drejtim,” tha Erdogan, duke iu referuar ndërtimit të planifikuar të një termocentrali në rajonin e Detit të Zi të Turqisë.

Do të ishte termocentrali i dytë bërthamor në Turqi dhe i dyti i ndërtuar përmes një partneriteti me Moskën.

“Qëllimi ynë është të arrijmë vëllimin e bashkëpunimit tregtar në vlerë prej 100 miliardë dollarësh mes Turqisë dhe Rusisë, ne tashmë kemi potencial për këtë”, tha presidenti turk.

Në takimin me Erdoganin, presidenti rus Putin tha se pavarësisht nga të gjitha vështirësitë në botë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë po përparojnë hap pas hapi.

Ai theksoi përparimin në “projektet e tyre strategjike” dhe shifrat rekord në turizëm, me 6.7 milionë turistë rusë që vizituan Turqinë vitin e kaluar.

Në takimin në Astana, Erdogan e ftoi Putinin të vizitojë Turqinë dhe presidenti rus tha se vizita në Ankara do të bëhet patjetër. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit