3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

TAKIM ZYRTARËSH USHTARAKË SHBA-PAKISTAN-AFGANISTAN

Më të lexuarat

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë, pakistanezë dhe afganë zhvilluan bisedime mbi sigurinë e kufijve dhe masave për të shmangur të shtënat përgjatë kufirit, si pjesë e luftës kundër rebelëve, bënë të ditur burime ushtarake pakistaneze.

Komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali amerikan John Allen kreu i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Ashfaq Kajani dhe kreu i ushtrisë afgane, gjenerali Sher Muhammed Karimi kryesonin delegacionet respektive gjatë bisedimeve, që u zhvilluan në Raualpindi, qytet në afërsi të Islamabadit.

“Bisedimet u përqendruan mbi masat e kontrollit kufitar dhe mekanizmat e posaçme për shmangien e incidenteve nga të dyja anët e kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit”, theksohej në deklaratën e burimeve ushtarake pakistaneze./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit