14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Senati aprovon Kamishin për asistent

Më të lexuarat

Deputeti Bekim Haxhi-Kamishi është zgjedhur asistent, ani pse rregullat e Universitetit të Prishtinës ndalojnë një gjë të tillë.
Sipas nenit 186 të Statutit të UP-së përcaktohet që për titullin “asistent i ri”, kandidatit duhet të jetë nën moshën 28 vjeçare (respektivisht 30 në Fakultetin e Mjekësisë, duke i dhënë prioritet specialist) kur emërohet për herë të parë.

I njëjti status përcakton që për titullin e “asistentit kandidati duhet të plotësojë edhe këtë kusht: Të jetë nën moshën 35 vjeçare.
Kamishi është 40 vjet, ka notë mesatare më të lartë së 8 dhe si i tillë nuk i plotëson kriteret për asistent, përderisa rastin e kanë bërë t ditur dy studente që ishin nën 30 vjeç.
Vendimi për aporvimin e Kamishit është marrë para pak çastesh nga senati i UP-së, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Indeksonline ka raportuar të shtunën se për të njëjtat arsye, më i vjetër se sa që lejojnë rregullat, është refuzuar për tu bërë asistent burri i Presidentes, Atifte Jahjaga, Astrit Kuçi./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit