-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

TAKIM VËLLAZËROR ME BASHKATDHETARÊT TANË DIBRAN NGA SHBA

Më të lexuarat


Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të premten më 26 08.2022 vizitoi Myftininë e Dibrës, ku me këtë rast në protokollin e përpiluar nga kjo Myftini ishte parapa edhe një takim me bashkatdhetarët tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Muftinia e Dibrës në krye me Myftiun Reshat Kaçallniku në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin që japin për Dibrën si dhe angazhimet e tyre në SHBA në kultivimin e vlerave kombëtare, fetare dhe gjithënjerëzore, ftoi bashkatdhetarët dibranë në një takim me Kryetarin e BFI, Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Në këtë takim, Reisul Ulemaja pati rastin që tu drejtohet me një fjalim vëllazëror mërgimtarët, me ç’rast i njoftoi të gjithë me angazhimet e Bashkësisë Fetare Islame të RMV ne përgjithësi dhe më pas u bisedua për shumë çështje me rëndësi.
Në fund Myftiu i Dibrës falënderoi të pranishmit dhe shprehu kënaqësinë për këtë tubim vëllazëror.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit