4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Takat e Anjezës

Më të lexuarat

Erduan Kllobucishta
Nuk më vjen habi që trendi i kohëve të fundit është dhuna, por më habit fakti që akoma nuk po e definojmë qartazi, si kolektiv, si popull, se çfarë është kjo dhunë. Nga ana tjetër them se edhe kemi frikë ta përkufizojmë atë. Duam të zhdukim dhunën, por e kemi atë kudo, në punë, në shtëpi, në shkolla, në ambientet publike.
E rreh gruan para grave, e rreh fëmijën para fëmijëve, e djeg burrin në mes të të tjerëve. Sot dhuna është bërë mjet për të mbuluar inferioritetin e dhunuesit. Kur ka inferioritet çdo herë ka nevojë të thellë për miratim, për të treguar kush je.
Një popull që nuk do të ndryshojë mendimin, mos prit të ndryshojë botën dhe veten. Për dhunën flasim të gjithë. Për Anjezën, për takat e Anjezës, për edukatorët, për kopshtet, por nuk flasim për edukimin. Nuk flasim për fromimin e edukatoreve. A kanë profilin e duhur professional? A kanë ushtruar test psikologjik? A i janë nënshtruar intervistimit dhe rekrutimit nga njerëz profesionistë? Do thotë dikush: Ore çfarë flet, këto gjëra bëhen jashtë shtetit nuk bëhen në Shqipëri. Ne kemi frikë të mësojmë nga kulturat e huaja perëndimore sepse kemi frikë nga ndryshimi. Ne nuk duam të mendojmë. Krejt politikanët flasin për reforme në sistemin të drejtësisë, por shumë pak për reforma në procesin edukativ.
Vendet Skandinave (kryesisht Suedia) 40 % të buxhetit e shpenzojnë për çështjet sociale dhe për sistemin e edukimit. Belgjika, Franca, Gjermania së fundmi po diskutonjnë dhe heqjen totale të taksave të shkollimit në shkollat publike. Të gjitha vendet perendimore mundohen të shkurtojnë tarifat shkollore dhe çdo gjë që ka të bëjë me arsimin dhe edukimin ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërsa, çdo vit ka rritje tarifash. A nuk është kjo dhunë? Harxhon gjithë ato para, harxhon gjithë ato vite, e në fund nuk ka mundësi për një punë.
Psikoanaliza çdo herë na rikujton se dhunuesi ka qenë i dhunuar.

Inferioriteti i kërkon të dobëtit që të shfaqë superioritetin e tij. Fëmija është e ardhmja e vendit. Të gjithë dënojnë Anjezën dhe shumë si puna e asaj që do vinë më pas. Por pak mundohen ta ndryshojnë sistemin në dobi të komunitetit. Zhvillo procesin edukativ! Hap shkollat, mbyll burgjet! Vetëm kështu mund ta eleminosh dhunën.

Postbllok

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit