3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tajlandë, të paktën 12 të vdekur pas zjarrit në një uzinë kimike

Më të lexuarat

Një zjarr i madh në një uzinë kimike në lindje të Tajlandës ka shkaktuar të paktën 12 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur dhe formoi në qiell një sasi të konsiderueshme tymi toksik, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Qindra banorë të zonës përreth uzinës së prodhimeve sintetike, në provincën Rayong, u evakuan.
Zjarrëfikësit kanë arritur të shuajnë flakët, por autoritetet sanitare vazhdojnë të mbikëqyrin cilësinë e ajrit në afërsi të uzinës.
Sipas një komunikate nga Ministria e Shëndetësisë, askidenti ka shkaktuar të paktën 12 të vdekur dhe 129 të plagosur. Pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë punonjës të uzinës.
Provinca Rayong, rreth 140 kilometra në jug të Bangkokut është një prej zonave më të industrializuara të Tajlandës. /el.me/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit